zelensky falenderon gjermanine per sistemet patriot nje hap i perbashket per te mbrojtur jeten nga terrori rus 6907d0949a4ef

Zelensky falenderon Gjermaninë për sistemet Patriot: Një hap i përbashkët për të mbrojtur jetën nga terrori rus

November 2, 2025
1 minut lexim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se është forcuar mbrojtja ajrore e vendit me sisteme të reja Patriot, falë mbështetjes gjermane.

“Ne kemi forcuar komponentin ‘Patriot’ të mbrojtjes sonë ajrore. Falënderoj Gjermaninë dhe personalisht kancelarin Friedrich Merz për këtë hap të përbashkët për të mbrojtur jetën njerëzore nga terrori rus,” shkroi Zelensky në platformën X.

Ndërkohë, tensionet në front mbeten të larta. Sipas agjencisë Ukrinform, Rusia ka sulmuar me dronë një parking kamionësh transporti në rajonin e Odesës, ku si pasojë dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur, sipas njoftimit të Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, ka deklaruar për agjencinë ruse TASS se një takim urgjent midis Vladimir Putin dhe Donald Trump është “i mundur”, por aktualisht “nuk ka nevojë për të”.

“Së pari është i domosdoshëm një punim shumë i kujdesshëm mbi çështjet që lidhen me marrëveshjen për Ukrainën, jo një samit,” theksoi Peskov, duke nënvizuar se prioritet mbetet puna diplomatike, jo takimet e nivelit të lartë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kosova lindore reagon ndaj botes serbe hasani vjen me nje alarm per shqiptaret 6907cf813bb58
Lajmi i mëparshëm

Kosova Lindore reagon ndaj ‘Botës Serbe’; Hasani vjen me një alarm për shqiptarët

sediljet e mbuluara me gjak dhe njerez duke bertitur 11 te plagosur nga sulmi me thike ne nje tren ne britani reagojne kryeministri starmer dhe mbreti charles iii 6907d26bbc5b2
Lajmi i radhës

Sediljet e mbuluara me gjak dhe njerëz duke bërtitur/ 11 të plagosur nga sulmi me thikë në një tren në Britani, reagojnë kryeministri Starmer dhe Mbreti Charles III

Të fundit nga

ShkoLartë