zekirija berisha rikthen ne vemendje deklaraten e bekim salit per familjen e ali ahmetit dhe vuciqin po ku ishit kur bekimi paralajmeronte 6af51f62d1b53

Zekirija Berisha rikthen në vëmendje deklaratën e Bekim Salit për familjen e Ali Ahmetit dhe Vuçiqin: “Po ku ishit kur Bekimi paralajmëronte?”

November 12, 2026
min lexim

Zekirija Berisha nga VLEN ka reaguar ndaj kritikave të fundit lidhur me çështjen e ndikimit serb, duke rikujtuar një deklaratë të Bekim Salit nga shtatori i vitit 2025. Në atë kohë, Sali kishte ngritur pretendime për lidhje financiare mes familjes së Ali Ahmetit dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ndërsa kishte kritikuar edhe heshtjen e eksponentëve të BDI-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka pyetur se përse nuk pati reagime kur Sali i ngrinte këto çështje, ndërsa sot, sipas tij, ka zëra të shumtë kritikë.

“Po ku ishit kur Bekimi paralajmëronte? Pse atëherë heshtët, e sot bërtisni?

Dhe, sa për t’ua freskuar pak kujtesën: a ju kujtohet kë e lavdëronte Vuçiqi para zgjedhjeve?

Se heshtja e djeshme dhe zhurma e sotme tregojnë shumë për hipokrizinë politike!”, ka shkruar Zekirija Berisha.

Në statusin e publikuar në shtator të vitit 2025, Bekim Sali kishte shkruar:

“Familja e Ali Ahmetit po del të jetë partner financiar i Aleksandar Vuçiqit. Procesin e ‘parkimit të parave’, Aliu ka vendosur ta bëjë përmes Beogradit.

Një fund i tillë nuk i ka hije asnjë politikani, e aq më pak dikujt që për 22 vite nuk la ditë pa na folur për patriotizëm dhe sakrifica.

Ajo që bie në sy është heshtja e plotë e eksponentëve të BDI-së. Asnjë zë publik nga radhët e BDI-së kundër dinastisë së Aliut dhe lidhjeve të tij me shtetin serb.

Jam i bindur se brenda BDI-së ekzistojnë shumë anëtarë dhe funksionarë që nuk do të duan të mbajnë mbi supe këtë barrë të rëndë, as të tolerojnë këtë komprometim politik e moral.”

Pretendimet e paraqitura në deklaratën e Bekim Salit janë qëndrime të tij politike.
Zekirija Berisha ka reaguar ndaj kritikave të fundit lidhur me çështjen e ndikimit serb, duke rikujtuar një deklaratë të Bekim Salit nga shtatori i vitit 2025. Në atë kohë, Sali kishte ngritur pretendime për lidhje financiare mes familjes së Ali Ahmetit dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ndërsa kishte kritikuar edhe heshtjen e eksponentëve të BDI-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka pyetur se përse nuk pati reagime kur Sali i ngrinte këto çështje, ndërsa sot, sipas tij, ka zëra të shumtë kritikë.

“Po ku ishit kur Bekimi paralajmëronte? Pse atëherë heshtët, e sot bërtisni?

Dhe, sa për t’ua freskuar pak kujtesën: a ju kujtohet kë e lavdëronte Vuçiqi para zgjedhjeve?

Se heshtja e djeshme dhe zhurma e sotme tregojnë shumë për hipokrizinë politike!”, ka shkruar Zekirija Berisha.

Në statusin e publikuar në shtator të vitit 2025, Bekim Sali kishte shkruar:

“Familja e Ali Ahmetit po del të jetë partner financiar i Aleksandar Vuçiqit. Procesin e ‘parkimit të parave’, Aliu ka vendosur ta bëjë përmes Beogradit.

Një fund i tillë nuk i ka hije asnjë politikani, e aq më pak dikujt që për 22 vite nuk la ditë pa na folur për patriotizëm dhe sakrifica.

Ajo që bie në sy është heshtja e plotë e eksponentëve të BDI-së. Asnjë zë publik nga radhët e BDI-së kundër dinastisë së Aliut dhe lidhjeve të tij me shtetin serb.

Jam i bindur se brenda BDI-së ekzistojnë shumë anëtarë dhe funksionarë që nuk do të duan të mbajnë mbi supe këtë barrë të rëndë, as të tolerojnë këtë komprometim politik e moral.”

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

labinot rexha i reagon benites boll kane tentuar ta rrezojne edhe albin kurtin por ne fund ai fitoi 51 edhe ne u munduam por elijona fitoi 6af5049a7e4c3
Lajmi i mëparshëm

Labinot Rexha i reagon Benitës: Boll kanë tentuar ta rrëzojnë edhe Albin Kurtin, por në fund ai fitoi 51% – edhe ne u munduam por Elijona fitoi

Të fundit nga

ShkoLartë