labinot rexha i reagon benites boll kane tentuar ta rrezojne edhe albin kurtin por ne fund ai fitoi 51 edhe ne u munduam por elijona fitoi 6af5049a7e4c3

Labinot Rexha i reagon Benitës: Boll kanë tentuar ta rrëzojnë edhe Albin Kurtin, por në fund ai fitoi 51% – edhe ne u munduam por Elijona fitoi

November 12, 2026
1 minut lexim

Këngëtari Labinot Rexha ka reaguar publikisht ndaj ish-bashkëbanorës së tij në “Big Brother VIP Kosova 4”, Benita Zenës, duke rikthyer në vëmendje raportet dhe përplasjet mes tyre që kanë vazhduar edhe pas përfundimit të spektaklit.

Përmes një postimi në InstaStory, Rexha i është drejtuar drejtpërdrejt Benitës, duke bërë një krahasim mes zhvillimeve politike në Kosovë dhe garës që kishin zhvilluar në edicionin e kaluar të reality show-t.

Ai ka përmendur fitoren e Albin Kurtit në zgjedhje, për ta lidhur më pas me triumfin e Elijona Binakut në BBVK 4, duke lënë të kuptohet se vendimi i publikut duhet respektuar, pavarësisht preferencave personale.

“Po ta them një gjë: Boll kanë tentuar politikanë të ndryshëm ta rrëzojnë Albin Kurtin, por në fund ai fitoi 51 për qind të votave. Kjo tregon se vendimin përfundimtar e merr populli, jo dëshira e kundërshtarëve”, ka shkruar ai, duke iu drejtuar Benitës.

Më tej, këngëtari e ka lidhur këtë shembull me eksperiencën e tyre në BBVK, duke pranuar se të dy kishin bërë përpjekje gjatë garës, por në fund ishte Elijona ajo që arriti të fitonte.

“Edhe ne të dy jemi munduar shumë, por Elijona na fitoi. Dhe duhet ta pranojmë një të vërtetë: njeriu që është i drejtë duhet t’ia zgjasë dorën atij që e do publiku, edhe kur nuk është rezultati që ka dëshiruar vetë”, ka deklaruar Rexha.

Ai ka theksuar se nuk ka asgjë kundër Elijonës dhe se mbështetja që ajo ka marrë nga publiku duhet respektuar.

“Në fund, publiku është sovrani. Ne mund të bëjmë lojë, mund të krijojmë debate dhe emocione, por votën e publikut duhet ta respektojmë gjithmonë”, ka përfunduar këngëtari në reagimin e tij.

Postimi i tij ka rikthyer në vëmendje raportet mes ish-banorëve, të cilët duket se vazhdojnë të kenë çështje të pazgjidhura edhe pas përfundimit të aventurës së tyre televizive.

Image

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sekretari amerikan i thesarit zhvendoset ne nje baze ushtarake pas shqetesimeve per sigurine e tij 6af50402c5d2c
Lajmi i mëparshëm

Sekretari amerikan i Thesarit zhvendoset në një bazë ushtarake pas shqetësimeve për sigurinë e tij

Të fundit nga

ShkoLartë