zejdi godet vlen in pas ndalimeve te adnan azizit dhe bekim qokut ne shqiperi shume afer vec jo per secilin 6a4f580fb1301

Zejdi godet VLEN-in pas ndalimeve të Adnan Azizit dhe Bekim Qokut në Shqipëri: “Shumë afër… veç jo për secilin”

July 9, 2026
1 minut lexim
zejdi 123 768x464 1 750x430 1

Deputeti dhe lideri i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejd, ka reaguar me ironi pas raportimeve për ndalimin e hyrjes në Shqipëri të disa zyrtarëve të koalicionit VLEN.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=247&loc=https%3A%2F%2Ftetovasot

Në një postim të shkurtër në rrjetet sociale, Rexhepi-Zejd ka përcjellë një mesazh me nënkuptime politike, duke shkruar:

“Shqipëria jonë e bukur është shumë afër… …veç jo për secilin.”

Reagimi i tij vjen në kohën kur deputetët e VLEN-it Bekim Qoku dhe Adnan Azizi, si dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Hasim Murtezani, janë përballur me ndalim hyrjeje në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Deri më tani, autoritetet shqiptare nuk kanë bërë publik një sqarim zyrtar për arsyet e ndalimit të tyre, ndërsa në opinion kanë qarkulluar pretendime se ndaj disa funksionarëve të VLEN-it mund të jenë vendosur masa që ua ndalojnë hyrjen në Shqipëri.

Postimi i Rexhepi-Zejdit shihet si një koment politik dhe ironik ndaj këtyre zhvillimeve, ndërsa deri tani nuk ka pasur reagim nga VLEN lidhur me deklaratën e tij.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fifa zyrtarizon super spektaklin e finales se boterorit justin bieber madonna shakira dhe bts ne skene 6a4f541b6ea1e
Lajmi i mëparshëm

​FIFA zyrtarizon super-spektaklin e finales së Botërorit, Justin Bieber, Madonna, Shakira dhe BTS në skenë

qershori 2025 me i nxehti ne historine e evropes 6a4f6a08e9924
Lajmi i radhës

Qershori 2025 më i nxehti në historinë e Evropës

Të fundit nga

Nafta bie nën 100 dollarë për fuçi

Nafta e papërpunuar Brent ra nën 100 dollarë për fuçi të mërkurën për herë të parë në një muaj, duke zgjeruar humbjet për të tretën herë radhazi mes përpjekjeve diplomatike për të
ShkoLartë