fifa zyrtarizon super spektaklin e finales se boterorit justin bieber madonna shakira dhe bts ne skene 6a4f541b6ea1e

​FIFA zyrtarizon super-spektaklin e finales së Botërorit, Justin Bieber, Madonna, Shakira dhe BTS në skenë

July 9, 2026
1 minut lexim

Finalja e Kampionatit Botëror 2026 do të shoqërohet me një spektakël të madh muzikor në pjesën e pushimit, duke shënuar një nga ngjarjet më të mëdha argëtuese në historinë e turneut.

Shfaqja e ‘halftime’ është planifikuar të mbahet më 19 korrik në “New Jersey Stadium”, pak para fillimit të pjesës së dytë të finales, ku pritet të jenë të pranishëm tifozë nga e gjithë bota.

Në skenë do të ngjiten emra të njohur të muzikës botërore, përfshirë Justin Bieber, Madonna, Shakira dhe grupin BTS, të cilët do të performojnë në një program të veçantë artistik.

Pjesë e spektaklit do të jenë edhe fituesi i çmimit “Grammy”, Burna Boy, dirigjenti i njohur venezuelian Gustavo Dudamel, grupi britanik Coldplay, si dhe kori amerikan PS22 Chorus, duke sjellë një kombinim të zhanreve dhe kulturave muzikore.

Justin Bieber ka shprehur entuziazmin për pjesëmarrjen në këtë ngjarje, duke deklaruar se Kupa e Botës e FIFA-s bashkon njerëz nga çdo cep i globit dhe se është një nder i madh të jetë pjesë e spektaklit të finales.

Përveç performancave muzikore, në program do të marrin pjesë edhe personazhet e njohur për fëmijë nga “Sesame Street” dhe “The Muppets”, duke i dhënë aktivitetit edhe një dimension familjar.

Finalja e Kupës së Botës do të zhvillohet më 19 korrik në “New Jersey Stadium”, ku, krahas shpalljes së kampionit të ri të botës, tifozët do të kenë mundësinë të ndjekin edhe një nga prodhimet më të mëdha argëtuese të organizuara ndonjëherë në kuadër të turneut.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

a po largohen kompanite gjermane nga vendi 6a4f535295cf0
Lajmi i mëparshëm

A po largohen kompanitë gjermane nga vendi?

zejdi godet vlen in pas ndalimeve te adnan azizit dhe bekim qokut ne shqiperi shume afer vec jo per secilin 6a4f580fb1301
Lajmi i radhës

Zejdi godet VLEN-in pas ndalimeve të Adnan Azizit dhe Bekim Qokut në Shqipëri: “Shumë afër… veç jo për secilin”

Të fundit nga

A po largohen kompanitë gjermane nga vendi?

Trendi i kompanive gjermane që zhvendosen jashtë vendit po dobësohet. Industria vazhdon të investojë jashtë vendit për shkak të kostove të larta. por sa kompani po largohen vërtet? Kompanitë gjermane ende po zhvendosin

SHBA godet 90 objektiva të tjera ushtarake iraniane

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vijojnë të përshkallëzohen, ndërsa Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se ka kryer një valë të re sulmesh ndaj infrastrukturës ushtarake iraniane, duke goditur rreth
ShkoLartë