IMG 20260407 WA0021 scaled

Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi: Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, reformë historike që i jep përgjigje një çështjeje të hapur prej më shumë se dy dekadash

April 7, 2026
1 minut lexim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, të cilin zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi e konsideroi si një reformë historike që adreson një çështje të hapur prej më shumë se dy dekadash.

Ajo bëri të ditur se ligji është rezultat i një procesi serioz, të përgjegjshëm dhe gjithëpërfshirës, ku janë respektuar standardet më të larta juridike dhe demokratike. Sipas saj, gjatë hartimit të ligjit janë marrë parasysh edhe opinionet dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.

“Me këtë vendim, Qeveria konfirmon përkushtimin e saj për ndërtimin e institucioneve funksionale, të drejta dhe gjithëpërfshirëse, të mbështetura në vlera dhe standarde evropiane”, theksoi Azizi.

Ajo shtoi se me miratimin e këtij ligji mbyllet një boshllëk i gjatë institucional dhe hapet një kapitull i ri në garantimin e barazisë dhe përfaqësimit dinjitoz për të gjithë qytetarët.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ministri salla ne takim me blegtoret rritje fondesh per blegtorine dhe forcim i kontrolleve per sigurine ushqimore 69d5401e0f300
Lajmi i mëparshëm

Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

bebe rexha pozon nga berlini me stil te guximshem dhe elegant 69d541c74e01a
Lajmi i radhës

Bebe Rexha pozon nga Berlini me stil të guximshëm dhe elegant

Të fundit nga

ShkoLartë