zbulohet vjedhje e energjise elektrike ne nje kazino ne kercove demi mbi 44 mije euro 6af4929665018

Zbulohet vjedhje e energjisë elektrike në një kazino në Kërçovë, dëmi mbi 44 mijë euro!

November 11, 2026
1 minut lexim

Një kazino në Kërçovë dyshohet se ka manipuluar matësit e energjisë elektrike për të mos regjistruar konsumin real, përcjell TV21. Dëmi i shkaktuar llogaritet në mbi 44 mijë euro.

Rasti është zbuluar nga ekipet e specializuara të Elektrodistribucionit, pas analizave të detajuara të konsumit dhe monitorimit të vazhdueshëm të përdorimit të energjisë elektrike.

Gjatë kontrollit në kazinonë që ndodhet në rrugën “Magjistralja” në Kërçovë, ekipet kanë vërejtur funksionim të pazakontë të matësve elektrikë dhe një zhurmë të fortë në kabinetin e tyre.

Matjet kanë treguar frekuenca nga 225 deri në 340 herc, shumë më të larta se standardi prej 50 hercësh.

Kontrolli i mëtejshëm ka zbuluar përdorimin e një pajisjeje speciale, të siguruar në tregun e zi, e cila manipulonte frekuencat dhe ndikonte në funksionimin e dy matësve elektrikë. Përmes kësaj pajisjeje, një pjesë ose i gjithë konsumi real i energjisë nuk regjistrohej.

Pas zbulimit, Elektrodistribucioni ka përpiluar procesverbal për shfrytëzim të paautorizuar të energjisë elektrike dhe ka dorëzuar kallëzim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në përputhje me nenin 235-a të Kodit Penal.

Për dy vendmatjet janë përgatitur edhe dy fatura të veçanta për kompensimin e dëmit, në vlerë të përgjithshme prej 2.722.798 denarësh, ose rreth 44.300 eurosh.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tentoi te ndizte zjarr me benzine perfshihet vete nga flaket 32 vjecarja ne gjendje te rende 6af477fd16721
Lajmi i mëparshëm

Tentoi të ndizte zjarr me benzinë, përfshihet vetë nga flakët – 32-vjeçarja në gjendje të rëndë!

kadrijaj a na tregoni o vella a e keni pranuar marreveshjen per asociacionin a jo 6af493210d150
Lajmi i radhës

Kadrijaj: A na tregoni o vëlla a e keni pranuar Marrëveshjen për Asociacionin a jo

Të fundit nga

ShkoLartë