kadrijaj a na tregoni o vella a e keni pranuar marreveshjen per asociacionin a jo 6af493210d150

Kadrijaj: A na tregoni o vëlla a e keni pranuar Marrëveshjen për Asociacionin a jo

November 11, 2026
1 minut lexim

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë diskutimit parlamentar për Raportin e Progresit, ka kritikuar performancën e Qeverisë, duke theksuar se në vend të progresit, vendi po përballet me mungesë të rezultateve konkrete.

Kadrijaj tha se raporti duhet të lexohet përtej deklaratave politike dhe përpjekjeve të Qeverisë për t’i paraqitur vlerësimet si suksese.

“Raporti i Progresit për vitin 2026, më mirë do të ishte të quhej raport i regresit, sepse nuk kemi fare progres në këtë raport. Ky nuk është raport i opozitës. Ajo që duhet të na shqetësojë është dallimi ndërmjet asaj që kjo Qeveri ka premtuar dhe asaj që qytetarët po e përjetojnë çdo ditë”, tha Kadrijaj.

Ajo kritikoi gjithashtu arsyetimet e vazhdueshme të Qeverisë për mungesën e reformave, duke përmendur pandeminë dhe zhvillimet gjeopolitike si pengesa të përdorura në të kaluarën.

“Po më çudit që ende po thirreni në të kaluarën dhe në pengesat nga zhvillimet gjeopolitike. Kemi pasur raste kur ministrat kanë thënë se pandemia na ka penguar në reforma, pastaj është përmendur edhe lufta në Ukrainë si pengesë për realizimin e tyre”, u shpreh deputetja.

Një pjesë të kritikave, Kadrijaj ia kushtoi edhe zbatimit të marrëveshjeve me Bashkimin Evropian, veçanërisht Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ajo kërkoi nga përfaqësuesit e Qeverisë të sqarojnë qëndrimin e tyre lidhur me marrëveshjen dhe përgjegjësinë për zbatimin e saj.

“Kërkesë e Bashkimit Evropian është zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin. A na tregoni, o vlla a e keni pranuar këtë marrëveshje apo jo, sepse Bashkimi Evropian po kërkon zbatimin e saj.  Këtë marrëveshje e keni arritur ju. Mos po doni të thoni se edhe marrëveshja për Zajednicën është faj i partive të tjera opozitare, është përgjegjësi e juaja, ju e keni pranuar”, tha Kadrijaj.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zbulohet vjedhje e energjise elektrike ne nje kazino ne kercove demi mbi 44 mije euro 6af4929665018
Lajmi i mëparshëm

Zbulohet vjedhje e energjisë elektrike në një kazino në Kërçovë, dëmi mbi 44 mijë euro!

250 milione leke shperblim per arbjan maznikun kellici i sherbeu rames per zhdukjen e 15 bashkive e kundershtova ne byrone e kuvendit 6af4937c9fd31
Lajmi i radhës

“250 milionë lekë shpërblim për Arbjan Maznikun”, Këlliçi: I shërbeu Ramës për zhdukjen e 15 bashkive, e kundërshtova në Byronë e Kuvendit

Të fundit nga

ShkoLartë