zbulohet vendimi i rendesishem i arda guler 696dfbb4e3a3a

Zbulohet vendimi i rëndësishëm i Arda Guler

January 19, 2026
1 minut lexim

Interesimi nga Liga Premier për Arda Guler vazhdon, me Arsenalin që dëshiron ta transferojë lojtarin turk.

Megjithatë, për momentin, mesfushori nuk mendon për largim dhe dëshiron të vazhdojë karrierën e tij te Real Madridi.

Në fillim të sezonit 2025/2026, Guler ishte një nga lojtarët më të spikatur të ekipit, sidomos për bashkëpunimin e tij në fushë me Kylian Mbappe.

Me kalimin e javëve, forma e tij ka rënë dhe ai nuk arriti të sigurojë një vend të qëndrueshëm titullari nën drejtimin e Xabi Alonsos.

Tani, me Alvaro Arbeloa si trajner të ri të Real Madridit, Arda Guler ka përpara një mundësi të re për të treguar vlerat e tij dhe për të fituar më shumë besim.

Sipas Sports Illustrated, Arsenali i Mikel Artetës vazhdon ta ndjekë nga afër lojtarin, i impresionuar nga cilësitë e tij teknike.

Megjithatë, Guler nuk ka ndërmend të largohet nga Madridi dhe është i vendosur të vazhdojë dhe të ketë sukses me fanellën e “Los Blancos”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sali berisha ne spak kreu i pd zbaton masen detyrim paraqitje pritet nga deputete demokrate dhe simpatizante 696dfb5609fac
Lajmi i mëparshëm

Sali Berisha në SPAK, kreu i PD zbaton masën detyrim paraqitje, pritet nga deputetë demokratë dhe simpatizantë

do te ankimojme vendimin drejtori i burgut u la ne burg dhe mjekja arrest ne shtepi avokatet zbulojne akuzat ndaj tyre 696dfc63852e9
Lajmi i radhës

“Do të ankimojmë vendimin”/ Drejtori i burgut u la në burg dhe mjekja ‘arrest në shtëpi’, avokatët zbulojnë akuzat ndaj tyre

Të fundit nga

ShkoLartë