Zbulohet një problem kritik sigurie: Pse duhet të përditësoni sa më parë shfletuesin?

1 minut lexim

Një problem kritik sigurie është zbuluar në lipwebp, një librari kodi përdorur për të pasqyruar imazhe webp raportoi Stack Diary.

Webp është një format popullor imazhi përdorur nga shumë uebsajte në internet, dhe dobësia e sigurisë mund të përdoret, ndër të tjera, për të ekzekutuar kod të dëmshëm në pajisjet e prekura.

Akoma më keq, raportohet se është duke u shfrytëzuar nga hakerët në disa sulme.

Dobësia e sigurisë e cila ka emrin CVE-2023-4863 konsiderohet tepër serioze. Shfletuesit madhorë si Chrome, Edge, Firefox, Opera, Vivaldi dhe Brave kanë dërguar përditësimet e tyre të sigurisë.

Për tu siguruar se keni versionin më të fundit të shfletuesit klikoni Help > About nga menuja e shfletuesit. Nëse përditësimi është i disponueshëm, duhet të shkarkohet automatikisht.

Formati i imazhit webp është zhvilluar nga Google dhe me shpejtësi është rritur në popullaritet për shkak të kompresimit të lartë të imazhit duke ruajtur cilësinë krahasuar me formatet e tjera. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL


Notice: Trying to get property 'ID' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744

Notice: Trying to get property 'user_nicename' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744
Story i mëparshëm

Vdes prezantuesja dhe komediania e BBC nga kanceri

Story i radhës

Arabia Saudite fton në Riad rebelët Houthi të Jemenit për vazhdimin e bisedimeve të armëpushimit

Të fundit nga