zbulohet hena gjigante jashte sistemit diellor 6979da0f65784

Zbulohet hëna gjigante jashtë sistemit diellor

January 28, 2026
1 minut lexim

Një hënë gjigante përreth një planeti që gjendet 133 vite drite larg nesh. Mendohet se është mijëra herë më e madhe se gjithë satelitët natyrorë të Sistemit Diellor.

Sipas vrojtimeve të realizuara me Very Large Telescope, të pozicionuar në shkretëtrinë Atacama të Kilit, rezulton se një planet jashtë sistemit tonë, HD 206893 B, ka një orbitë enigmatike rreth yllit të tij, dhe shkak mendohet pikërisht prania e një sateliti gjigant.

Sipas astronomëve të Universitetit të Cambridge, ky exoplanet jo vetëm ka orbitë të rregullt, por objekti ka një lëvizje periodike prej 9 muajsh, çka mund të jetë tregues se sateliti rrotullohet rreth tij në këtë kufi kohor, i ngjashëm me sistemin Tokë-Hënë.

Nëse do të rikonfirmohet nga vrojtime dhe studimet e tjera, ky do të ishte sateliti i parë natyror i një planeti që njeriu arrin të zbulojë jashtë sistemit Diellor.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

chelsea i ofron nje marreveshje shkembimi real madridit 6979d9537abcf
Lajmi i mëparshëm

Chelsea i ofron një marrëveshje shkëmbimi Real Madridit

mbi 30 komisionere po intervistohen ne gjakove pritet te ndalohen gjysma e tyre 6979da7c84e2e
Lajmi i radhës

Mbi 30 komisionerë po intervistohen në Gjakovë, pritet të ndalohen gjysma e tyre

Të fundit nga

50 milionë euro dhe dy futbollistë

Emri i Julian Alvarez po kthehet gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes së merkatos europiane, teksa vera e ardhshme pritet të sjellë zhvillime të mëdha për të ardhmen e sulmuesit
ShkoLartë