zbulohet cipi 6g me shpejtesi te pabesueshme 68b861f03844a

​Zbulohet çipi 6G me shpejtësi të pabesueshme

September 3, 2025
1 minut lexim

Inxhinierë nga SHBA dhe Kina kanë zhvilluar një çip revolucionar 6G të aftë të transmetojë të dhëna me shpejtësi që tejkalojnë 100 gigabajt për sekondë (Gbps).

Këto janë shpejtësi që janë deri në 10 herë më të larta se maksimumi teorik i rrjetit 5G dhe pothuajse 500 herë më të shpejta se shpejtësitë e tij mesatare në përdorim real, shkruan Science Alert.

Çipi i ri, i zhvilluar në bashkëpunim me shkencëtarë nga Universiteti i Pekinit, Universiteti i Qytetit të Hong Kongut dhe Universiteti i Kalifornisë në Santa Barbara, dallohet për efikasitetin e tij të jashtëzakonshëm, transmeton KosovaPress.

Pavarësisht dimensioneve të vogla prej vetëm 11 x 1.7 milimetrash, ky çip funksionon në një spektër frekuencash “ultra-wideband” që shtrihet nga 0.5 GHz në 115 GHz.

Për të mbuluar një gamë kaq të gjerë, ai përdor nëntë banda të ndryshme radioje, një detyrë që përndryshe do të kërkonte një numër dukshëm më të madh të komponentëve të ndryshëm.

Çelësi i inovacionit qëndron në përdorimin e një modulatori elektro-optik që konverton sinjalet radio në ato optike. Sistemi 6G pritet të vijë në jetë gjatë dekadës së ardhshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shorti elektronik irena gjoka do te gjykoje meten kryemadhin dhe tre bashkepunetoret 68b861c7ec36b
Lajmi i mëparshëm

Shorti elektronik/ Irena Gjoka do të gjykojë Metën, Kryemadhin dhe tre bashkëpunëtorët

putini fton zelenskyn ne moske thote se sheh drite ne fund te tunelit per luften ne ukraine 68b8623875e15
Lajmi i radhës

Putini fton Zelenskyn në Moskë, thotë se sheh “dritë në fund të tunelit për luftën në Ukrainë”

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë