zbulohen 400 bime kanabisi ne disa miniparcela ne fushe arrez arrestohen dy persona 6a92c7afaa5f2

Zbulohen 400 bimë kanabisi në disa miniparcela në Fushë-Arrëz, arrestohen dy persona

August 29, 2026
1 minut lexim

Policia ka vijuar kontrollet kundër kultivimit të bimëve narkotike në zonën e Fushë-Arrëzit.

Gjatë një aksioni në fshatin Aprrip Guri, janë zbuluar disa miniparcela me rreth 400 bimë të dyshuara kanabis sativa.

Në kuadër të operacionit janë arrestuar Sokol Jaha, 50 vjeç, dhe Emiljan Pepgjonaj, 20 vjeç, të dy banues në Aprrip Guri.

Sipas policisë, bimët janë gjetur në disa parcela të vogla dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Dy personat e arrestuar do të përballen me procedurat e mëtejshme ligjore.

Aksioni vjen pas kontrolleve të zhvilluara gjatë 10 ditëve të fundit në Pukë dhe Fushë-Arrëz, ku janë zbuluar disa parcela me bimë narkotike.

Në kuadër të këtyre operacioneve janë arrestuar gjithsej 5 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fajde ne prishtine kishte marr hua 18 mije euro per kthimin e borxhit ia kerkuan 30 mije 6a92c73c1afc2
Lajmi i mëparshëm

Fajde në Prishtinë – kishte marr hua 18 mijë euro, për kthimin e borxhit ia kërkuan 30 mijë

te shtena ne kryeqytetin e nigerit raportohet per sulm ndaj pallatit presidencial 6a92c812a13b5
Lajmi i radhës

Të shtëna në kryeqytetin e Nigerit, raportohet për sulm ndaj pallatit presidencial

Të fundit nga

ShkoLartë