Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të fajdeve në Prishtinë, ku një person ka njoftuar se për një hua që kishte marr 18.050 euro, ia kërkuan 30 mijë euro.
Rasti ka ndodhur në rrugën C në Prishtinë, më 13 gusht.
“13.08.2026 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se nga i dyshuari mashkull kosovar, kishte marr hua 18.050€ që t’i kthej brenda muajit 3000€ më shumë, ndërsa si garanci kishte lënë veturën e tij.
Sipas ankuesit, i dyshuari nuk i ishte lajmuar me kohë dhe më pas kishte kërkuar që për kthimin e veturës dhe për heqjen e borxhit në total ka kërkuar 30.000€”, thuhet në raport.
Rasti është duke u hetuar.
Burimi: botasot.info


