zbulimet e reja per epstein mbyllet fondacioni i sarah ferguson 6981a08d2e7cf

Zbulimet e reja për Epstein, mbyllet fondacioni i Sarah Ferguson

February 3, 2026
1 minut lexim

Fondacioni bamirës i Sarah Ferguson, i njohur si Sarah’s Trust, ka njoftuar se do të mbyllet “për një afat të pacaktuar”, vetëm pak ditë pasi Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi dokumente të reja lidhur me rastin Jeffrey Epstein.

Sipas një zëdhënësi të fondacionit, vendimi për mbylljen është marrë pas diskutimesh që kanë zgjatur prej disa muajsh, por pa dhënë detaje të mëtejshme mbi arsyet konkrete.

Vendimi vjen në një moment delikat, pasi në mesin e mbi tre milionë dokumenteve të publikuara javën e kaluar nga autoritetet amerikane, përfshihen edhe emaile që duket se tregojnë se Sarah Ferguson ka qenë në kontakt me Epstein, edhe gjatë kohës që ai po vuante dënimin për shfrytëzim seksual të një të miture.

Sarah’s Trust u themelua në vitin 2020 dhe kishte si mision mbështetjen e iniciativave humanitare dhe mjedisore, luftën kundër urisë dhe varfërisë ekstreme.

“Me keqardhje, kryetarja Sarah Ferguson dhe bordi i besuarve kanë rënë dakord që fondacioni të mbyllet së shpejti për një afat të pacaktuar,” thuhet në deklaratën zyrtare.

Kjo nuk është hera e parë që lidhjet e Ferguson me Epstein sjellin pasoja. Gjatë vitit të kaluar, disa organizata bamirëse e kanë hequr atë nga roli i ambasadores, duke e konsideruar të papërshtatshme vazhdimin e bashkëpunimit.

Në dokumentet e fundit të publikuara, Ferguson përshkruhet në disa email duke e quajtur Epstein “vëllai që kam dashur gjithmonë”, ndërsa në një tjetër mesazh ajo e uron për ardhjen në jetë të një “djali”.

Emaile të tjera lidhen me projektet e saj të biznesit, ku Ferguson i kërkon Epstein këshilla për nisjen e kompanisë “Mothers Army”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

muriqi flet per rivalitetin me mbappen 69819fc4a3f85
Lajmi i mëparshëm

Muriqi flet për rivalitetin me Mbappen

kembimi valutor 3 shkurt me sa blihen e shiten dollari dhe euro cfare ndodh me monedhat e tjera 6981a154cb95e
Lajmi i radhës

Këmbimi valutor 3 shkurt/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Të fundit nga

Muriqi flet për rivalitetin me Mbappen

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi po shkëlqen me fanellën e Mallorcas në La Liga. Ai ka shënuar 15 gola këtë edicion, duke qenë i dyti me më së shumti gola
ShkoLartë