zbulim i qellimshem tesla po pergatit nje suv te madh bazuar ne cybertruck 68b780f067122

Zbulim i “qëllimshëm” – Tesla po përgatit një SUV të madh bazuar në Cybertruck

September 3, 2025
1 minut lexim

Shitjet e ‘pick-up’ elektrik Cybertruck janë kaq të dobëta sa po shkaktojnë shqetësim serioz në Teslën.

Pas entuziazmit fillestar, tregu u ftoh papritmas. Çfarë të bëhet tani? ‘Pick-up’ që duket sikur është dizajnuar në një ushtrim të nxënësve më pak të mirë në shkollën e arteve të aplikuara, me shumë mundësi do të kthehet në një SUV.

Tesla ka publikuar një video që tregon se si formojnë modelet prej balte të automjeteve. Por, filmi zbulon diçka tjetër. Duket si një publikim i paqëllimshëm, por është shumë larg kësaj…

Në fakt, në qoshen e dhomës ndodhet një model i vogël i Cybertruckut që është përpunuar si një SUV i madh.

Automjeti duhet të jetë SUV-ja më e madhe e markës, ajo që në Amerikë e quajnë full size SUV. Në Tesla, gjatë prezantimit të Cybertruck-ut, thanë se nuk do të ketë makina të reja në këtë platformë, por…

Derisa nuk ka njoftime zyrtare, asgjë nuk është rastësi. Sidomos në industrinë automobilistike. Anglezët kanë një fjalë të urtë që thotë: nëse diçka duket si një rosë, ecën si rosë dhe bërtet si rosë, atëherë ka shumë gjasa të jetë rosë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

napoli publikon listen zyrtare per ligen e kampioneve rrahmani pjese e saj lukaku mbetet jashte 68b780186ee65
Lajmi i mëparshëm

Napoli publikon listën zyrtare për Ligën e Kampionëve – Rrahmani pjesë e saj, Lukaku mbetet jashtë

si te aplikoni ne menyre perfekte bronzerin dhe korrektorin 68b78931ab339
Lajmi i radhës

Si të aplikoni në mënyrë perfekte bronzerin dhe korrektorin?

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 29 dhjetor

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trusti) mban konferencën vjetore për performancën nga investimet për vitin 2025. (Zyrat e Trustit, Rr. “Perandori Justinian”, Nr. 71, Lagjja Pejton, ora 10:00) Banka Qendrore Kosovës
ShkoLartë