zbulim i pazakonte ne meksike gjenden rreth 1600 dhembe qumeshti ne zone te dyshuar si varr masiv 6ab903918dcbc

Zbulim i pazakontë në Meksikë, gjenden rreth 1600 dhëmbë qumështi në zonë të dyshuar si varr masiv

September 27, 2026
1 minut lexim

Një zbulim i pazakontë është raportuar në shtetin Michoacan të Meksikës, ku një grup vullnetarësh që kërkon persona të zhdukur pretendon se ka gjetur rreth 1600 dhëmbë qumështi në një zonë të dyshuar si varr masiv.

Grupi, i përbërë nga familjarë të personave të zhdukur dhe i themeluar nga ish-deputetja Margarita Lopez, kërkon që dhëmbët t’i nënshtrohen analizave ADN-je për të përcaktuar nëse mund të lidhen me persona të zhdukur.

Sipas Lopez, kërkimet në zonën e Zacapu kanë nisur që në vitin 2021, ndërsa gjatë viteve janë gjetur edhe fragmente kockash që dyshohet se janë njerëzore. Grupi pretendon se zbulimi i fundit përfshin grupe dhëmbësh qumështi.

Lopez ka ngritur dyshime se dhëmbët mund t’u përkasin fëmijëve dhe ka përmendur mundësinë e viktimave të trafikimit të organeve ose shfrytëzimit seksual. Megjithatë, këto janë pretendime që nuk janë konfirmuar nga analizat mjekoligjore dhe deri tani nuk ka një lidhje të përcaktuar mes dhëmbëve dhe viktimave konkrete.

Prokuroria e shtetit Michoacan ka mohuar se ka marrë që nga viti 2021 ndonjë denoncim apo kërkesë për ndërhyrje mjekoligjore lidhur me këtë çështje.

Nga ana tjetër, Lopez e kundërshton këtë version dhe pretendon se gjatë nxjerrjes së dhëmbëve kanë qenë të pranishëm punonjës të prokurorisë dhe specialistë të mjekësisë ligjore.

Për momentin, origjina e dhëmbëve dhe identiteti i personave të cilëve mund t’u përkasin mbeten të paqarta. Verifikimi përfundimtar pritet të bëhet përmes analizave forenzike dhe gjenetike.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

te henen konferenca nderparlamentare rama peleshi dhe schieder te pranishem ne fokus zgjerimi i be dhe integrimi i shqiperise 6ab90337d6dd7
Lajmi i mëparshëm

Të hënën Konferenca Ndërparlamentare, Rama, Peleshi dhe Schieder të pranishëm. Në fokus zgjerimi i BE dhe integrimi i Shqipërisë

vittoria ceretti ne qender te vemendjes ne milano ja si u shfaq modelja 6ab9045bc9246
Lajmi i radhës

Vittoria Ceretti në qendër të vëmendjes në Milano, ja si u shfaq modelja

Të fundit nga

ShkoLartë