zarfi i zi ishte per labinot rexhen publiku vendos fatin e tij ne big brother vip kosova 698fa944772ad

Zarfi i Zi ishte për Labinot Rexhën, publiku vendos fatin e tij në Big Brother VIP Kosova

February 14, 2026
1 minut lexim

Gjatë spektaklit të fundit të Big Brother VIP Kosova, u lexua Zarfi i Zi që kishte arritur në shtëpi dhe ishte adresuar për Labinotin Rexhën.

Në zarf shkruhej:

Labinot Rexha, gjatë kësaj kohe ke shkelur rëndë dhe në mënyrë të përsëritur rregullat themelore të këtij formati.

Ke kaluar çdo kufi. Ke nxitur përçarje me deklaratat lidhur me çështjet fetare duke krijuar ndasi dhe tension të rrezikshëm mes banorëve. Ke përdorur informacione nga jashtë, duke i tradhtuar rregullat bazë të këtij formati dhe duke tentuar të deformosh barazinë e garës.

Ke ofenduar, ke degraduar dhe ke ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj Elijonës dhe Benitës, sjellja jote ka përfshirë agresivitet verbal, përndjekje të pandërprera dhe mallkime.

Ke përfshirë në mënyrë të papranueshme familjarët e të tjerëve. Familja është jashtë kësaj loje, ajo nuk preket. Big Brother nuk është arenë frikësimi, nuk është hapësirë për dhunë.

Për shkak të shkeljeve të rënda, fati yt nuk do vendoset më nga unë. Gjithçka mbetet në dorën e publikut. Që nga ky moment hapet televotimi për ty. Publiku do të vendosë nëse aventura do të vazhdojë apo do të përfundojë.

Pas leximin të zarfit, u hap televotimi për Labin, duke e lënë fatin e tij në duart e publikut. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

provimi i jurisprudences ne shqip sali jemi te obliguar te gjejne menyren dhe ti ndihmojme studentet 698fa6fe78be3
Lajmi i mëparshëm

Provimi i jurisprudencës në shqip, Sali: Jemi të obliguar të gjejnë mënyrën dhe t’i ndihmojmë studentët

pas edlir tetoves fshf ndeshkon ashper edhe drejtuesin e egnatias gjobiten elbasani vora e bylis 698fafc35eded
Lajmi i radhës

Pas Edlir Tetovës, FSHF ndëshkon ashpër edhe drejtuesin e Egnatias, gjobiten Elbasani, Vora e Bylis

Të fundit nga

ShkoLartë