zaragoza interesohet per bardhin 68651a54f2b07

Zaragoza interesohet për Bardhin?

July 2, 2025
1 minut lexim

Enis Bardhi edhe zyrtarisht është lojtar i lirë që nga dje, pasi u nda nga Bodrumspor, e cila ra në Ligën e dytë të Turqisë. Tani mesfushori është në kërkim të një kontrate të re.

Kapiteni i Maqedonisë ka disa mundësi ku do të vazhdojë karrierën e tij, dhe njëra prej tyre është një rikthim në Spanjë. Skuadra e Zaragozës është e interesuar ta shohë mesfushorin në radhët e saj, pasi dëshiron të ndërtojë një skuadër që do të fitojë një vend në La Liga.

Zaragoza arriti të mbijetojë me shumë vështirësi në sezonin e sapopërfunduar, dhe tani synon arritje të larta. Për këtë qëllim, ata duan të angazojnë emra të famshëm.

Nëse arrihet një marrëveshje, atëherë Bardhi do të kthehej në Spanjë pas tre vitesh. Nga viti 2017 deri në vitin 2022, Bardhi veshi fanellën e Levantes, nga ku më pas u largua për në Trabzonspor, dhe në fillim të këtij viti u transferua në Bodrum.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

berisha ne asamblene e osbe shqiperia po shpopullohet ne menyre dramatike mbi 45 perqind e qytetareve jane larguar ne 10 vite 68651a1840981
Lajmi i mëparshëm

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet në mënyrë dramatike. Mbi 45 përqind e qytetarëve janë larguar në 10 vite

rriten per 3 remitencat ne kosove ne periudhen janar maj 68651a904f266
Lajmi i radhës

Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj

Të fundit nga

Todiq flet pas betimit si kryetar i Leposaviqit

Në seancën konstituive, janë betuar anëtarë të kuvendit komunal dhe kryetari i Leposaviqit. Betimi është bërë në sallën e kuvendit komunal, në simbolet dhe flamurin e Kosovës. Ata kanë vepruar në përputhje

KV Skënderbeu nga Lipjani gati për shkodranët 

KV Skënderbeu nga Lipjani synon rezultate sa më të mira në Ligën Gjergj Kastrioti në volejboll, Volejbollistët janë mirë të përgatitur për sfidën me Vllazninë e Shkodrës. Siç thuhet nga klubi, edhe
ShkoLartë