Janë luajtur takimet e javës së tretë të Euroleague në basketboll për meshkuj.
Skuadra lituaneze e Zalgiris Kaunas është e vetmja që udhëheq me pikë të plota (fitoi 98-70 ndaj Bayern), duke i fituar të gjitha ndeshjet e luajtura deri më tani.
Në takimet e kësaj jave spikat fitorja e Barcelonës 108:102 në derbin spanjoll me Valencia, ndërsa Real Madrid mundi 85-72 francezët e Villeurbanne.
Fitore edhe për dy skuadrat greke të Olympiacos e Panathinaikos.
Euroleague-Java e 3-të
Hapoel Tel Aviv – Maccabi Tel Aviv, 90-103
Partizan Beograd – Anadolu Efes, 93-87
Armani Milano – Monaco, 79-82
Baskonia Gasteiz – Panathinaikos, 84-86
Paris Basketball – Virtus Bologna, 90-79
Real Madrid – Villeurbanne, 85-72
Fenerbahce – Crvena Zvezda, 81-86
Olympiacos – Dubai Basketball, 86-67
Bayern Munich – Zalgiris Kaunas, 70-98
Barcelona – Valencia Basket, 108-102
Burimi: botasot.info


