zajkova shperthen ndaj qeverise ligjet ndryshohen brenda nates shteti po shnderrohet ne prone private te pushtetit 6af5ad4e7c87d

Zajkova shpërthen ndaj Qeverisë: “Ligjet ndryshohen brenda natës, shteti po shndërrohet në pronë private të pushtetit!”

November 12, 2026
1 minut lexim
dokk

Kryetarja e PLD-së, Monika Zajkova, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj Qeverisë, duke e cilësuar ndryshimin e vazhdueshëm të ligjeve si kaos juridik që po shkatërron sundimin e ligjit në Maqedoninë e Veriut.

Sipas saj, shumica parlamentare po miraton dhe ndryshon ligje me procedura të përshpejtuara, duke krijuar pasiguri juridike dhe duke dëmtuar besimin e investitorëve.

Zajkova pretendon se Raporti i fundit i Komisionit Evropian nxjerr në pah probleme serioze me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë, ndërsa Qeveria, në vend të reformave të mirëfillta, po ofron vetëm zgjidhje të përkohshme dhe propagandë.

“Po marrim shuplaka nga Bashkimi Evropian, sepse kjo Qeveri e ka shndërruar shtetin në një zonë private për tendera dhe manipulime partiake. Mjaft me varrosjen e sundimit të ligjit!”, deklaroi Zajkova.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zelensky i prere nga dublini nuk ka leshime territoriale ne donbas shba te ushtroje presion mbi mosken 6af5acf7d97e2
Lajmi i mëparshëm

Zelensky i prerë nga Dublini: Nuk ka lëshime territoriale në Donbas, SHBA të ushtrojë presion mbi Moskën

besir zeqiri shqiptari ne krye te filmit danez zemer luani 6af5ad5113c7f
Lajmi i radhës

Besir Zeqiri, shqiptari në krye të filmit danez “Zemër Luani”

Të fundit nga

ShkoLartë