yuri kim tha vlora hyseni nuk ben ne krye te shish lita ja pame sherrin disa vite me vone 6ac2ae309dc0b

“Yuri Kim tha Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH!” Lita: Ja pamë sherrin disa vite më vonë

October 4, 2026
min lexim

Gazetari Lavdrim Lita i ftuar këtë të dielë në emsionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur me ambasadorin e ri të SHBA në Tiranë, Eric Wendt. Ai gjatë fjalës së tij theksoi se lidhur me emërimet në institucione të rëndësishme duhet të dëgjohen edhe partnerët pasi kanë më shumë informacione duke e lidhur me rastin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

Lita u shpreh se ambasadorja Yuri Kim kishte paralajmëruar për të. Sa i përket ambasadorit të ri, ai tha se shqiptarët që kanë punuar me të e përshkrujanë si person kokfortë dhe që i arrin abjektivat e tij.

“Sigurisht ne e kemi karikuar shumë prezencën e ambasadorit amerikan në Tiranë sepse shpesh herë ne sillemi edhe si minoren në demokraci dhe kemi nevojë për tuturazh edhe për orientim për reformat apo për sjelljen tonë në arenën ndërkombëtare dhe shpeshherë marrim një bekim apo një leje në ambasadë për të bërë disa gjëra të mëdha ose disa gjëra që mund t’i bënim dhe vetë por kërkojnë gjithmonë të dimë a jemi në rregull me këtë gjë edhe kur ambasada amerikane ose ambasadori ka thënë që disa njerëz nuk janë të përshtatshëm për t’u emëruar në institucione.

Rasti i Vlora Hysenit ishte një i tillë ku ambasadorja Yuri Kim pavarësisht personazhit të saj shumë interesant, e paralajmëroi presidentin e republikës duke thënë që zonja është unfit për të marrë detyrën e kreut të SHISH-t. Institucionet shqiptare bënë atë respektin e dëgjesës, por vendosën sipas interesit të kryeministrit Rama dhe pastaj ne ja pamë sherrin disa vite më vonë, pra gati dy vite më vonë.

Pra është mirë që të dëgjojmë dhe partnerët të cilët kanë më shumë informacion shpeshherë se institucionet shqiptare për profilin e njerëzve në drejtim dhe duhet t’i lemë kohë dhe ambasadorit dhe të tjerëve që të njihen me institucionet, njihen me interlokutorët dhe se si do të përqaset.

Ai është një person që i arrin objektivat. Unë kam folur pak edhe me oficerët shqiptarë të cilët kanë punuar me atë në Afganistan. Ai ka qenë një gjeneral që ka qenë me forcat speciale, ka qenë me Ushtrinë amerikane në Afganistan.

Ka shumë shqiptarë të cilët kanë punuar me të dhe një fjalë që e thonin pothuajse të gjithë, pavarësisht njëri-tjetrit, thoshin që është kokëfortë edhe person që i arrin ato gjërat që kishte mision”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nuk eshte vone takimi lladrovci konjufca ngre pikepyetje analistet zberthejne mesazhin politik 6ac2adb3836d1
Lajmi i mëparshëm

“Nuk është vonë…” – Takimi Lladrovci–Konjufca ngre pikëpyetje, analistët zbërthejnë mesazhin politik

sondazhet e fundit afd e para renie historike e merzit 6ac2ae921ef48
Lajmi i radhës

Sondazhet e fundit – AfD e para, rënie historike e Merzit

Të fundit nga

ShkoLartë