ylli italian i filmave per te rritur surprizon ne boteror ja cila eshte kombetarja qe mbeshtet ne kupen e botes 6a40efbcc7a28

Ylli italian i filmave për të rritur surprizon në Botëror, ja cila është kombëtarja që mbështet në Kupën e Botës

June 28, 2026
1 minut lexim

Modelja dhe aktorja italiane e filmave për të rritur, Raissa Bellini, ka tërhequr vëmendjen gjatë Kupës së Botës 2026, pasi është shfaqur në tribunat e stadiumit duke mbështetur kombëtaren e Shteteve të Bashkuara.

Bellini u pa e veshur me një reçipetë me ngjyrat dhe flamurin amerikan, ndërsa festonte së bashku me tifozët në shkallët e stadiumit. Ajo publikoi edhe një video në rrjetet sociale, ku shkroi: “Po e nisim fuqishëm”, duke treguar mbështetjen e saj për ekipin amerikan.

Modelja italiane kishte hedhur mbi supe edhe një shall të Kupës së Botës, ndërsa pamja e saj nuk kaloi pa u komentuar nga tifozët në rrjetet sociale.

Image

Raissa Bellini

Italia mungon edhe në këtë edicion të Botërorit, pasi nuk arriti të kualifikohet për të tretën herë radhazi. Për këtë arsye, Bellini ka zgjedhur të bëhet tifoze e përfaqësueses së SHBA-së, e drejtuar nga trajneri Mauricio Pochettino.

Paraqitja e saj në stadium dhe postimet në rrjetet sociale kanë marrë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë komentuar si zgjedhjen e saj për të mbështetur SHBA-në, ashtu edhe paraqitjen që bëri gjatë ndeshjes.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rreth 70 mije persona rezultojne te zhdukur pas termeteve ne venezuele 6a40eef29881a
Lajmi i mëparshëm

Rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

rroga mesatare ne maqedonine e veriut 790 euro sektori i it se kryeson me mbi 1 400 euro 6a40f26402345
Lajmi i radhës

Rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut 790 euro, sektori i IT-së kryeson me mbi 1.400 euro

Të fundit nga

ShkoLartë