ylli i madh i shqiperise qe po rritet te totenhemi 68b201d512fb4

Ylli i madh i Shqipërisë që po rritet te Totenhemi

August 29, 2025
1 minut lexim

Kush do të jetë lojtari që do të ketë magjinë e Armando Brojës?

Ndalemi pak te Armend Muslika! Mesfushori 16-vjeçar është pjesë e Totenhemit në grupmoshën U-18 dhe ka shkëlqyer me këtë skuadër.

Njihet si një prej talenteve më të mëdhenj të Totenhemit dhe stili i tij i futbollit është tipi anglez, shumë më ndryshe nga çfarë jemi mësuar më parë që të shohim prej mesfushorëve tanë.

Nëse do të ndaleshim te një lojtar që mund të ketë magjinë e Armando Brojës, pra të mënyrës sesi bëri për vete shqiptarët dhe njëkohësisht të thithjes së vëmendjes mediatike, është pikërisht Muslika.

Shumë pritshmëri janë për të edhe për faktin që po del nga shkolla angleze e futbollit, që të jep një dorë më të madhe për të shkuar larg në të ardhmen nëse investon shumë punë dhe përkushtim. Një emër për t’u mbajtur mend në të ardhmen, Muslika mund të jetë ylli i radhës së Shqipërisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

skema e mashtrimit xuex denoncimi i braces per te hyre ne platforme kuota minimale eshte 1000e 68b20176e6570
Lajmi i mëparshëm

Skema e mashtrimit Xuex/ Denoncimi i Braçes: Për të hyrë në platformë kuota minimale është 1000€

rasti i spiunazhit prokuroria speciale kemi kerkuar provat nga kroacia 68b201e0f3cbd
Lajmi i radhës

Rasti i Spiunazhit, Prokuroria Speciale: Kemi kërkuar provat nga Kroacia

Të fundit nga

ShkoLartë