ylli i bayern munich jep lajmin tragjik djali i tij 6 vjecar humb jeten pas nje semundjeje te rende 688d180d6705e

Ylli i Bayern Munich jep lajmin tragjik, djali i tij 6-vjeçar humb jetën pas një sëmundjeje të rëndë

August 1, 2025
1 minut lexim

Portieri i Bayern Munich, Sven Ulreich, ka njoftuar lajmin tragjik se djali i tij 6-vjeçar ka humbur jetën pas një sëmundje të rëndë.

36-vjeçari gjerman zbuloi se djali i tij, Len, i lindur në nëntor 2018, humbi betejën me një sëmundje të rëndë në qershor.

Ulreich shkroi në Instagram: “Me trishtim të thellë dëshirojmë të njoftojmë sot se djali ynë Len ndërroi jetë disa javë më parë pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë.

Vendimi për ta bërë këtë publike tani është tepër i vështirë, megjithatë, është një hap i rëndësishëm për ne si familje për të krijuar qartësi në mjedisin tonë dhe gjithashtu në sytë e publikut.

Së bashku me vajzën tonë, tani po përpiqemi të gjejmë rrugën tonë të kthimit në jetë hap pas hapi.

U kërkojmë publikut dhe përfaqësuesve të medias të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë privatësinë tonë. Ju lutemi të përmbaheni nga pyetjet ose deklaratat e mëtejshme. Lisa dhe Sven.”

Len erdhi në jetë tre vjet pasi Ulreich u bashkua me Bayernin nga VfB Stuttgart.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ironia e dervishit nuk eshte krim te tallesh me udheheqjen krim eshte ta marresh seriozisht 688d1795a1bb3
Lajmi i mëparshëm

Ironia e Dervishit: Nuk është krim të tallesh me udhëheqjen, krim është ta marrësh seriozisht

kapot e krimit ne shenjester avokati halilaj me akuza te forta ndaj 30 pseudo komandanteve 688d18107eaa3
Lajmi i radhës

“Kapot e Krimit” në shënjestër/ Avokati Halilaj me akuza të forta ndaj 30 “Pseudo-Komandantëve”

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë