yildiz juventus marreveshja afrohet page top dhe projekt ambicioz per numrin 10 6957ae547e22e

Yildiz-Juventus, marrëveshja afrohet: Pagë top dhe projekt ambicioz për numrin 10

January 2, 2026
1 minut lexim

Rinovimi i Kenan Yildiz me Juventusin po hyn në fazën vendimtare. Sipas gazzetta.it, në shtëpinë bardhezi ka zhvillime pozitive dhe nyja e kontratës së talentit turk është drejt zhbllokimit, pas javësh diskutimesh mes palëve.

Juventusi është i gatshëm të thotë “po” në dy pikat kyçe të kërkuara nga Yildiz. E para lidhet me aspektin ekonomik: klubi është gati t’i ofrojë numrit 10 një rritje të ndjeshme të pagës, në përputhje me nivelin që ai ka treguar në fushë dhe rolin gjithnjë e më qendror në skuadër.

Një sinjal i qartë besimi ndaj lojtarit që konsiderohet simbol i projektit të ri bardhezi. Pika e dytë ka të bëjë me projektin teknik. Yildiz kërkon garanci për një Juventus konkurrues, të aftë të luftojë për objektiva të mëdhenj dhe jo thjesht të mbijetojë.

Nga ajo që raporton Gazzetta, drejtuesit bardhezi i kanë paraqitur lojtarit një vizion ambicioz për të ardhmen, ku ai shihet si figurë kryesore dhe jo si një surprizë kalimtare.

Kontrata aktuale e Yildiz është e vlefshme deri në vitin 2029, por ideja e Juventusit është ta zgjasë më tej marrëveshjen, duke e blinduar talentin turk dhe duke shmangur interesimin e klubeve të mëdha evropiane që e ndjekin prej kohësh. Fillimi i vitit 2026 pritet të sjellë lajmin përfundimtar, me ndjesinë se këtë herë marrëveshja është vërtet pranë. Në Torino besojnë se Yildiz është e tashmja dhe e ardhmja e Juventusit, dhe rinovimi do ta vulosë këtë status.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama ndalon ministrat te takojne biznesmenet por vete nderhyn te tenderat hoxha shkelje e hapur e kodit te etikes 6957adf4b9cc8
Lajmi i mëparshëm

‘Rama ndalon ministrat të takojnë biznesmenët, por vetë ndërhyn te tenderat’, Hoxha: Shkelje e hapur e Kodit të Etikës

video nisin reshjet e debores edhe ne pogradec nuk ka bllokime ne qarkullimin e mjeteve 6957af03829f1
Lajmi i radhës

Video/ Nisin reshjet e dëborës edhe në Pogradec, nuk ka bllokime në qarkullimin e mjeteve

Të fundit nga

ShkoLartë