yamal nuk e fitoi topin e arte reagon laporta 68d24e9b7b651

​Yamal nuk e fitoi Topin e Artë, reagon Laporta

September 23, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, u shpreh i lumtur me sukseset e klubit katalanas në galanë e Topit të Artë, ku futbollistët e tij morën disa prej çmimeve kryesore.

Lamine Yamal, i cili përfundoi i dyti pas Ousmane Dembélé për Topin e Artë, u shpërblye me trofeun Kopa për lojtarin më të mirë U21, trofe që e fiton për herë të dytë radhazi.

“Është e jashtëzakonshme që Lamine fitoi një trofe të dytë Kopa, diçka që askush nuk e ka bërë më parë. Jam i bindur se ky çmim do ta motivojë për të arritur synimin e madh, Topin e Artë. Kishim shpresa edhe këtë vit, por nuk ndodhi. Sa trofe do të fitojë ai në të ardhmen? Vetëm koha do ta tregojë,” deklaroi Laporta.

Kreu i Barcelonës vlerësoi gjithashtu edhe suksesin e Aitana Bonmatí, e cila fitoi për të tretin vit radhazi Topin e Artë për femra. “Jam shumë i lumtur për Aitanën. Ajo e meriton plotësisht dhe mbajti një fjalim të shkëlqyer, duke prekur familjen, Barcelonën dhe barazinë,” shtoi ai.

Laporta falënderoi edhe trajnerin Hansi Flick për punën me ekipin dhe theksoi se objektivi i Barcelonës mbetet që të jetë gjithmonë mes më të mirëve: “Duhet të punojmë, të punojmë dhe të punojmë. Vetëm kështu do të mund të vazhdojmë të luftojmë për tituj.”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sot seanca per shkarkimin e erion veliajt nga detyra 68d24e359c97c
Lajmi i mëparshëm

Sot seanca për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra!

osmani takohet me ruge kosova e perkushtuar per anetaresim ne nato 68d24ea22ab80
Lajmi i radhës

Osmani takohet me Ruge: Kosova e përkushtuar për anëtarësim në NATO

Të fundit nga

ShkoLartë