yakin xhaka kerkon ta fitoje cdo ndeshje keshtu do te beje edhe ndaj kosoves 691b5db664cb8

​Yakin: Xhaka kërkon ta fitojë çdo ndeshje, kështu do të bëjë edhe ndaj Kosovës

November 17, 2025
1 minut lexim

Përzgjedhësi i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, ka folur para ndeshjes kundër Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Ai fillimisht u ndal te kapiteni Granit Xhaka, për të cilin tha se është lider i padiskutueshëm dhe një lojtar që kërkon fitoren në çdo moment, raporton KosovaPress.

“Xhaka dëshiron ta fitojë çdo ndeshje, madje edhe ato në stërvitje. Ai është tepër i rëndësishëm për ne dhe kështu do të jetë edhe nesër, pasi po zhvillon paraqitje të jashtëzakonshme,” u shpreh Yakin.

Trajneri zviceran foli edhe për mundësinë e rikthimit të Xherdan Shaqirit në kombëtare. “Shaqiri është lojtar i jashtëzakonshëm, ndaj nuk mund të them se e ka derën e mbyllur. Por aktualisht kemi lojtarë shumë të fortë dhe po shohim drejt së ardhmes,” theksoi ai.

Yakin komentoi edhe ekipin e Kosovës, duke vlerësuar ndryshimet në stilin e lojës. “Kosova ka pasur ndryshime në sistem dhe me lojtarët e rinj ka bërë hapa përpara. E kanë siguruar ‘play-off’-in dhe këtë e kanë merituar plotësisht.”

Ai shtoi se Zvicra do të jetë e përqendruar maksimalisht në të dy fazat e lojës. “Nesër do të jemi të fokusuar në mbrojtje, por njëkohësisht do të kërkojmë të shënojmë gola kundër Kosovës,” përfundoi Yakin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

collaku marrja e pamela qirkos si avokate konflikt i paster interesi 691b5d553d36c
Lajmi i mëparshëm

Çollaku: Marrja e Pamela Qirkos si avokate, konflikt i pastër interesi

bedri hamza u zgjodh kryetar i ri i pdk se vjen paralajmerimi jo i mire ja pse u ndeshkua pdk 691b5dcc8e1c0
Lajmi i radhës

Bedri Hamza u zgjodh kryetar i ri i PDK-së, vjen paralajmërimi ‘jo i mirë’/ Ja pse u ndëshkua PDK

Të fundit nga

ShkoLartë