xi thyen protokollin e pret vete trumpin ne aeroport 6afd95f8907a1

Xi thyen protokollin: e pret vetë Trumpin në aeroport

November 18, 2026
min lexim

Shtrëngim duarsh Trump–Putin në Shenzhen, Xi shikon me buzëqeshje


Nga: Bota Sot

trumpetj.jpg1795002698

Përditësim, ora 12:45

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti amerikan Donald Trump shtrënguan duart të mërkurën në mbrëmje në Shenzhen, ndërsa presidenti kinez Xi Jinping i shikonte me buzëqeshje. Sipas BBC-së, ishte Putini ai që iu afrua Trumpit para fotografisë së përbashkët të liderëve të APEC-ut, dhe të dy shkëmbyen përshëndetje para Xi-së.

Kjo ishte hera e parë që tre liderët u panë bashkë, një ditë para takimit të tyre trepalësh, të parit në histori. Momenti ndodhi para banketit të mirëseardhjes që Xi dhe bashkëshortja e tij, Peng Liyuan, shtruan për liderët e APEC-ut në Qendrën Ndërkombëtare të Shkëmbimeve të Shenzhenit.

Të enjten, Trump dhe Xi do të kenë fillimisht një takim dypalësh dhe një drekë pune, në orën 12:45 me orën lokale (05:45 me orën e Evropës Qendrore). Takimi trepalësh Trump–Xi–Putin nis në orën 14:30 (07:30 në Evropë), në rezidencën shtetërore të presidentit kinez.

* * *

Xi thyen protokollin: e pret vetë Trumpin në aeroport


SHENZHEN – Presidenti kinez Xi Jinping theu protokollin dhe doli vetë në aeroportin ndërkombëtar Bao’an të Shenzhenit për ta pritur presidentin amerikan Donald Trump, i cili mbërriti të mërkurën në Kinë për samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).

Në Kinë, ku protokolli diplomatik ndiqet me rreptësi, prania e Xi-së në tapetin e kuq tregon rëndësinë që Pekini i jep marrëdhënies me Shtetet e Bashkuara, vlerëson CNN. Vetëm një ditë më parë, Putinin në aeroport e kishte pritur bashkëpunëtori i ngushtë i Xi-së, Cai Qi, e jo vetë presidenti kinez.

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se të enjten, më 19 nëntor, Trump dhe Xi do të zhvillojnë fillimisht një takim dypalësh dhe një drekë pune, në orën 12:45 me orën lokale (05:45 me orën e Evropës Qendrore). Në orën 14:30 (07:30 në Evropë) do të nisë takimi i parë trepalësh në histori mes Trumpit, Xi-së dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Takimi trepalësh pritet të përqendrohet te lufta me Iranin, lufta e Rusisë në Ukrainë dhe stabiliteti strategjik, përfshirë kontrollin e armëve bërthamore, ndonëse zyrtarët i kanë ulur pritjet për ndonjë marrëveshje konkrete.

Xi e hapi samitin e APEC-ut me thirrje për tregti të lirë dhe për bashkëpunim më të madh në fushën e inteligjencës artificiale. Më herët gjatë ditës, ai e kishte pritur Putinin, të cilin e quajti “miku im i vjetër”, në takimin e tyre të 50-të personal.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

irani sulmon bazat amerikane ne vendet e gjirit persik 6afd95c1e0880
Lajmi i mëparshëm

Irani sulmon bazat amerikane në vendet e Gjirit Persik

sefer selimi godet artan grubin artin spahiu del ne mbrojtje te tij 6afd9651019cb
Lajmi i radhës

Sefer Selimi godet Artan Grubin, Artin Spahiu del në mbrojtje të tij!

Të fundit nga

ShkoLartë