Një përditësim beta i WhatsApp për Android që debutoi ditën e sotme përmban një ndërfaqe të re quajtur Third-party chats.
Aktualisht kjo ndërfaqe nuk është funksionale por titulli sugjeron se është hapi i parë i hapjes së platformës së enkriptuar të komunikimit të Meta për aplikacionet të tjera.
Versioni beta vjen vetëm pak ditë pasi Komisioni Europian konfirmoi se kompania e WhatsApp, Meta, është përcaktuar si “rojtar” nën Aktin Europian të Tregjeve Dixhitale i cili kërkon aplikacioneve si WhatsApp të shkëmbejnë me aplikacione të tjera brenda Marsit 2024.
📝 WhatsApp beta for Android 2.23.19.8: what’s new?
WhatsApp is working on complying with new EU regulations by developing support for chat interoperability, and it will be available in a future update of the app!https://t.co/XI6zMoOD5P pic.twitter.com/Jpd9Leh2Ki
— WABetaInfo (@WABetaInfo) September 10, 2023
Objektivi i DMA për Komisionin Europian është që kompanitë teknologjike me influencë të parandalohen nga krijimi i kushteve të padrejta të konkurrencës por edhe të sigurojë hapjen në shërbime të rëndësishme dixhitale.
Meta dhe Microsoft kanë planifikuar të krijojnë dyqanet e tyre të aplikacioneve në përgjigje të DMA. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL