wayne rooney e keshillon unitedin qe ta emeroje carrickun si trajner 69b73d679e944

Wayne Rooney e ‘këshillon’ Unitedin që ta emërojë Carrickun si trajner

March 16, 2026
1 minut lexim

Wayne Rooney i ka bërë thirrje Manchester Unitedit që ta emërojë përfundimisht Michael Carrickun si trajner të ekipit.

Fitorja 3-1 ndaj Aston Villës në “Old Trafford” të dielën e ka çuar Unitedin në vendin e tretë në Premierligë.

Që kur u emërua trajner deri në fund të sezonit në janar, Carricku ka udhëhequr skuadrën drejt shtatë fitoreve në nëntë ndeshje.

Rooney beson se klubi nuk duhet të kërkojë një trajner tjetër.

“100% ai duhet ta marrë punën.

E njoh shumë mirë Michael Carrickun, karakterin dhe personalitetin e tij. Skuadra kishte nevojë për qetësi dhe për dikë që e njeh klubin. Lojtarët kishin nevojë për besim dhe ai ua ka dhënë këtë,” tha ai.

Carricku ndërkohë nuk deshi të komentojë shumë për të ardhmen e tij.

Ai theksoi se është i fokusuar vetëm te ndeshja e radhës kundër Bournemouthit dhe se po përpiqet të bëjë më të mirën në rolin aktual.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

hygerta sako u bera pjese e big brother edhe per arsye ekonomike jam nene e vetme 69b736d79ccb3
Lajmi i mëparshëm

Hygerta Sako: U bëra pjesë e Big Brother edhe për arsye ekonomike, jam nënë e vetme

irani arreston 500 persona te dyshuar per spiunazh dhe dergim informacionesh drejt izraelit 69b73e1b9a18f
Lajmi i radhës

Irani arreston 500 persona të dyshuar për spiunazh dhe dërgim informacionesh drejt Izraelit

Të fundit nga

ShkoLartë