Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren ka reaguar ndaj kryetarit të kësaj komune, Shaqir Totaj, për keqpërdorim i pozitës zyrtare, ku ka përdorur ”autoritetin e tij për të favorizuar njerëzit e rrethit të vet – politikisht, personalisht dhe familjarisht”.
Përmes një postimi në Facebook, dega e LVV-së në Prizren vë në dukje keqpërdorimet në subvencione të ndryshme, veçmas në subvencionimit të festivalit “Rock & Blues”, që sipas kësaj dege, nuk është as rastësi, as gabim administrativ; është një skemë e mirëorganizuar klienteliste që shkel çdo parim të transparencës dhe ndershmërisë institucionale.
”Në vetëm tre vite kjo organizatë ka përfituar gjithsej 272,000 euro nga buxheti komunal, në rritje të vazhdueshme, duke dëshmuar një favorizim të hapur dhe sistematik”, thuhet në postim.
Ttuje, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren, e denoncon publikisht këtë model qeverisjeje duke kërkuar nga organet kompetente qëtë hetojnë me urgjencë shpërdorimin e buxhetit komunal për interesa të ngushta partiake dhe familjare.
Burimi: botasot.info


