Ndërkohë që në Itali ka nisur Vuelta e Spanjës, turneu i tretë më i madh në botë në sportin e biçikletës (21 etapa, me finish në Madrid, më 14 shtator), një lajm ka tronditur jo pak organizatorët e këtij turneu.
E përditshmja italiane “Gazzetta Dello Sport” njofton se gjatë natës janë vjedhur 18 biçikleta të skuadrës Visma-Lease a Bike, ekipi i udhëhequr nga Jonas Vingegaard.
Lajmi u konfirmua nga ekipi, i cili nuk specifikoi numrin e biçikletave të vjedhura, ndërkohë që dëmi kap shifrën e 250,000 eurove.
“Mbrëmë, furgoni i mekanikëve tanë është hapur dhe disa biçikleta u vodhën“, thuhet në një deklaratë të skuadrës Visma-Lease a Bike.
“Mekanikët tanë po punojnë pa u lodhur për të siguruar që ekipi të jetë gati për etapën e tretë”, thuhet në komunikate, ndërkohë që policia italiane ka nisur një hetim për incidentin.
Burimi: botasot.info


