vuciq gjen fajtorin e humbjes nga shqiptaret ja ku e drejton gishtin 68ebe7b901094

Vuçiq gjen fajtorin e humbjes nga shqiptarët, ja ku e drejton gishtin

October 12, 2025
1 minut lexim

Aleksandar Vuçiq në një monolog të gjatë ka akuzuar sot protestuesit që kanë dalë në sheshe kundër tij, se ishin edhe ata fajtorë për humbjen (0:1) e Serbisë në ndeshjen ndaj Shqipërisë.

Presidenti i Serbisë, nuk ngurroi të akuzonte protestues të cilët kishin dalë në shesh në Nish, se kishin shqetësuar ekipin pak orë para ndeshjes.

“Në Nish, në orën 6-7, kur djemtë po çlodheshin për ndeshjen, rreth 200-300 njerëz u mblodhën para hotelit të ekipit tonë kombëtar.

Ata menduan se ishin shqiptarët që kishin shkuar t’i kontestonin.

Nuk ishin shqiptarët, por bllokuesit, pasi ata nuk pëlqenin faktin që 5-6 mijë njerëz ishin mbledhur në një kënd tjetër të qytetit e nuk po shqetësonin futbollistët tanë”, ishin fjalët e Vuçiq i cili fajësoi kështu studentët që kishin dalë në protestë kundër tij.

Dhe këta të fundit nuk kanë vonuar t’i përgjigjen publikisht.

“Po, jemi ne fajtorët që ti, për shkak të egos tënde, lëvize ndeshjen në këtë stadium në Leskovc dhe se që nga starti i kualifikuesve ne kemi shënuar gola vetëm kundër Andorrës dhe Letonisë”, ishte përgjigja nga studentët e Universitetit të Drejtësisë në Nish që kishin organizuar një protestë kundër Vuçiq e jo kundër përfaqësueses serbe.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shpallet fituesi i gares per parkun e besimit rama moment i jashtezakonshem arktitekture 68ebe762546ea
Lajmi i mëparshëm

Shpallet fituesi i garës për “Parkun e Besimit”/ Rama: Moment i jashtëzakonshëm arktitekture

exit polli i ubo s kush fitoi e kush humbi 68ebe7c610e51
Lajmi i radhës

Exit-polli i UBO-s, kush fitoi e kush humbi

Të fundit nga

ShkoLartë