vuciq deklarohet paturpshem gjenocidi eshte term juridiko politik 6978c115a9322

Vuçiq deklarohet paturpshëm: Gjenocidi është term juridiko-politik

January 27, 2026
1 minut lexim

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, tha se ai ka shprehur respekt për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, por se kjo, sipas tij, nuk është e mjaftueshme për politikanët në Bosnje e Hercegovinë.

Në një intervistë për Televizionin Federal (FTV) më 26 janar, ai tha po ashtu se “popullit i mjafton respekti për viktimat”, ndërsa politikanët janë ata që këmbëngulin në përdorimin e fjalës “gjenocid”.

“U përkula para viktimave, tregova nderim dhe respekt, por për disa kjo nuk ishte e mjaftueshme sepse dikush donte të bënte një shfaqje politike”, tha Vuçiç.

Aleksandër Vuçiç, si kryeministër i Serbisë, kishte marrë pjesë në përkujtimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë në korrik të vitit 2015.

Në atë rast, disa pjesëmarrës në ngjarjen përkujtimore e kishin sulmuar verbalisht dhe fizikisht Vuçiçin, duke hedhur në drejtim të tij gurë dhe shishe, dhe më pas ai ishte larguar nga aty.

Vuçiq në intervistën për FTV tha se vazhdon të mbajë qëndrimin se vrasja e më shumë se 8.000 boshnjakëve në Srebrenicë në vitin 1995 nuk mund të quhet gjenocid.

“Bëhet fjalë për një formulim juridiko-politik”, u shpreh presidenti i Serbisë.

Pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, Beogradi zyrtar dhe autoritetet e Republikës Sërpska mohojnë se në Srebrenicë në korrik të vitit 1995 është kryer gjenocid ndaj boshnjakëve, duke folur se bëhet fjalë për një “krim të tmerrshëm”.

Për gjenocidin ndaj të paktën 8.372 boshnjakëve dhe krime të tjera lufte në rajonin e Srebrenicës, më shumë se 50 persona janë dënuar me rreth 700 vjet burgim.

Me vendime gjyqësore, ndër të tjerë, me burgim të përjetshëm janë dënuar Radovan Karaxhiç, ish-presidenti i entitetit të Republikës Sërpska në kohën e luftës dhe komandanti kryesor i Ushtrisë së Republikës Sërpska, Ratko Mlladiç.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ku i ki djemte ne uck deshmitari thote se u ndalua ne kolone kur po iknin nga shtepite me 1999 dhe se pantiqi e mori ne pyetje 6978c0ffbf09a
Lajmi i mëparshëm

“Ku i ki djemtë në UÇK?”, dëshmitari thotë se u ndalua në kolonë kur po iknin nga shtëpitë më 1999 dhe se Pantiqi e mori në pyetje

humnere ne mes qytetit 4 kilometra carje evakuohen mbi nje mije persona ne sicili 6978c2e3a9694
Lajmi i radhës

Humnerë në mes qytetit/ 4 kilometra çarje, evakuohen mbi një mijë persona në Siçili

Të fundit nga

Labi-Albës: Je goma rezervë e Limit

Gjatë ditës së sotme, Labi është treguar i ashpër me Albën. Gjatë një diskutimi, ai i ka thënë banores se është goma rezervë e Limit. Kujtojmë se mbrëmë Alba dhe Limi kanë
ShkoLartë