vrau 8 kelyshe qensh gjykata e larte ne greqi denon ashper pensionistin burg dhe gjobe 68cfc8d49554f

Vrau 8 këlyshë qensh, Gjykata e Lartë në Greqi dënon ashpër pensionistin, burg dhe gjobë

September 21, 2025
1 minut lexim

Gjykata e Lartë Administrative e Greqisë ka konfirmuar dënimin me 5 muaj burg dhe gjobë ndaj një pensionisti nga Larisa, i cili në gusht të vitit 2013 vrau me kazmë 8 këlyshë të sapolindur dhe keqtrajtoi një tjetër, të lindur nga qeni i fqinjit të tij.

Pasi i vrau, ai i futi në një qese plastike, e lidhi, vendosi gurë sipër dhe e hodhi në një përrua. Ngjarja u denoncua nga pronari i qenit dhe pas hetimeve, 8 këlyshë rezultuan të ngordhur ndërsa një u shpëtua.

Autoritetet bashkiake i vendosën gjobë për secilin akt keqtrajtimi, ndërsa ai u arrestua dhe pranoi krimin.

Fillimisht u dënua me 18 muaj burg, por në apel dënimi u ul në 5 muaj me kusht dhe gjoba penale u anulua. Pensionisti kundërshtoi gjobën administrative, duke pretenduar se ishte dënuar dy herë për të njëjtën vepër, por gjykatat administrative dhe më pas Këshilli i Shtetit i hodhën poshtë pretendimet e tij.

U theksua se dënimi penal ishte shumë i butë dhe gjoba ishte e nevojshme, jo vetëm si ndëshkim administrativ por edhe si mjet për të parandaluar raste të tilla.

Gjykata konfirmoi se gjoba është në përputhje me Kushtetutën dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pavarësisht gjendjes financiare të autorit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vdes kandidati per kryetar te gjakoves nikolle perkaj 68cfc7c0df502
Lajmi i mëparshëm

Vdes kandidati për kryetar të Gjakovës, Nikollë Perkaj

vrane 62 vjecarin turk per nje video intime arrestohen tre persona ne milano mes tyre edhe nje shqiptar 68cfca89ee50d
Lajmi i radhës

Vranë 62-vjeçarin turk për një video intime, arrestohen tre persona në Milano, mes tyre edhe një shqiptar

Të fundit nga

Trump zotohet të marrë uranium nga Irani

Presidenti Donald Trump tha se SHBA-ja kundërshton çdo taksë për kalimin e anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe u zotua se Iranit nuk do t’i lejohet të mbajë uranium shumë të pasuruar.
ShkoLartë