vrasja ne hajvali dyshohet te kete ndodhur pas nje sherri ne komunikacion policia vazhdon hetimet 689a7f525f0f5

Vrasja në Hajvali dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri në komunikacion, policia vazhdon hetimet

August 12, 2025
1 minut lexim

Një person është gjetur i vdekur në një makinë me targa londineze në Hajvali, në një ngjarje të rëndë që ka tronditur komunitetin lokal. Sipas dëshmive të banorëve dhe raportimeve nga terreni për televizionin Tëvë1, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti në trafik, ndërsa personi i dyshuar për vrasjen është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, konfirmoi se viktima kishte plagë nga arma e zjarrit dhe ka mbërritur në spital pa shenja jete. “Në QKUK ka ardhur i vdekur me plagë nga arma e zjarrit,” tha Syla për Tëvë1, duke shtuar se nuk ka pasur shpresa për jetën e tij.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, bëri me dije se rreth orës 22:00 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në Hajvali dhe se viktima, një mashkull, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes para se të dërgohej në spital. “Hetimet vazhdojnë dhe jemi në kërkim të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar,” tha Ahmeti për Tëvë1.

Sipas dëshmive të banorëve, i dyshuari për vrasjen ka lënë makinën në vendin e ngjarjes dhe është larguar në këmbë.

Policia vazhdon hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe arrestimin e të dyshuarit. Banorët janë të shqetësuar dhe kërkojnë siguri më të madhe në zonë, ndërsa ngjarja mbetet nën vëzhgimin e institucioneve përgjegjëse.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

haxhiu i kunderpergjigjet kovaqit jo vetem ndihmen e shpejte edhe ujin e pijshem ne rashce do ta sjellim 689a7053109f7
Lajmi i mëparshëm

Haxhiu i kundërpërgjigjet Kovaqit: Jo vetëm ndihmën e shpejtë, edhe ujin e pijshëm në Rashçe do ta sjellim

nicolas i qe paguan levizja e re e ekstremit te djathte qe kercenon te bllokoje francen per shkak te
Lajmi i radhës

“Nicolas-i që paguan”, lëvizja e re e ekstremit të djathtë që kërcënon të bllokojë Francën për shkak të buxhetit

Të fundit nga

ShkoLartë