vrasja e ish policit santiago malko mbyllet me tensione seanca ndaj ilir selmanit 6a550971276ba

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, mbyllet me tensione seanca ndaj Ilir Selmanit

July 13, 2026
1 minut lexim

I akuzuari për vrasjen e policit Santiago Malko, Ilir Selmani, është paraqitur sërish këtë të hënë në GJKKO.

Njësoj si disa ditë më parë, ai u fut në ambientet e brendshme të Gjykatës nën masa të rrepta sigurie.

Por seanca është mbyllur me tension në GJKKO pas shqyrtimit gjyqësor, teksa vendimi do të shpallet më 17 korrik.

Selmani ka deklaruar gjatë seancës se nuk ka lidhje me këtë ngjarje, arsyetim që më pas solli edhe reagimin e nënës së viktimës.

Ilir Selmani: Deklaroj që jam i pafajshëm, nuk kam asnjë lidhje në këtë ngjarje.

E ëma e viktimës: Ky më ka vrarë djalin, të dënohet me 28 vite burg ose më sillni djalin në shtëpi ta shikoj dhe nxirreni jashtë këtë.

Selmanit masa “arrest me burg” i është zëvendësuar me “arrest shtëpie” për shkak se përfunduan afatet ligjore te paraburgimit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rasti sach pizza flasin familjaret e te infektuarve 6a5508f4d6c23
Lajmi i mëparshëm

Rasti ‘Sach Pizza’, flasin familjarët e të infektuarve

te pakten 51 viktima nga permbytjet ne bangladesh mbi nje milion persona te prekur 6a5509d31b70c
Lajmi i radhës

Të paktën 51 viktima nga përmbytjet në Bangladesh, mbi një milion persona të prekur

Të fundit nga

ShkoLartë