te pakten 51 viktima nga permbytjet ne bangladesh mbi nje milion persona te prekur 6a5509d31b70c

Të paktën 51 viktima nga përmbytjet në Bangladesh, mbi një milion persona të prekur

July 13, 2026
1 minut lexim

Të paktën 51 persona kanë humbur jetën dhe mbi një milion të tjerë janë prekur nga reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet që kanë goditur Bangladeshin gjatë ditëve të fundit.

Më shumë se gjysma e viktimave janë regjistruar në distriktin Cox’s Bazar, ku ndodhet kampi më i madh i refugjatëve Rohingya në botë. Në këtë zonë, javën e kaluar, disa nxënës dhe një mësues humbën jetën pasi ujërat e përmbytjeve përfshinë shkollën e tyre.

Reshjet intensive kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dherash në shumë pjesë të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin Daka, ku shumë rrugë mbeten të mbuluara nga uji, duke paralizuar qarkullimin.

Autoritetet kanë evakuuar banorët nga zonat më të rrezikuara, kanë hapur strehimore për mijëra persona dhe kanë shtyrë zhvillimin e provimeve në shkolla.

Ekspertët theksojnë se, megjithëse Bangladeshi përballet rregullisht me përmbytje gjatë sezonit të musoneve, ndryshimet klimatike po i bëjnë reshjet më intensive dhe më të shpeshta. Ndërsa situata në juglindje pritet të përmirësohet, autoritetet paralajmërojnë se në rajonet veriore dhe verilindore mbetet rreziku për përmbytje të reja.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vrasja e ish policit santiago malko mbyllet me tensione seanca ndaj ilir selmanit 6a550971276ba
Lajmi i mëparshëm

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, mbyllet me tensione seanca ndaj Ilir Selmanit

dashuri verore capital t ndan pamje nga pushimet me adrola dushin 6a550a9f4ee71
Lajmi i radhës

“Dashuri verore”, Capital T ndan pamje nga pushimet me Adrola Dushin

Të fundit nga

ShkoLartë