vrasja e ish deputetes britanike anne windecombe arrestohet nje 28 vjecar ne south yorkshire 6a5347d0341df

Vrasja e ish-deputetes britanike Anne Windecombe, arrestohet një 28-vjeçar në South Yorkshire

July 12, 2026
1 minut lexim

Policia britanike ka arrestuar një 28-vjeçar me dyshimin për vrasjen e ish-deputetes dhe ish-ministres konservatore Anne Widdecombe, e cila u gjet e pajetë në banesën e saj në Haytor, në qarkun Devon.

Sipas Policisë së Devon dhe Cornwall, i dyshuari u arrestua të shtunën në mbrëmje në South Yorkshire dhe ndodhet në paraburgim. Në operacion morën pjesë edhe oficerë të Komandës Kundër Terrorizmit të Anglisë Verilindore dhe Policisë së South Yorkshire.

Megjithatë, autoritetet kanë bërë të ditur se deri tani nuk ka prova që vrasja të ketë lidhje me terrorizmin ose të ketë pasur motive politike.

Anne Widdecombe, 78 vjeçe, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj të enjten me plagë të rënda. Hetuesit besojnë se ajo kishte ndërruar jetë rreth një ditë përpara se trupi i saj të zbulohej.

Ky është arrestimi i dytë në kuadër të hetimeve. Një 26-vjeçar u arrestua të premten, por më pas u lirua dhe nuk konsiderohet më i dyshuar për ngjarjen.

Anne Widdecombe ishte një nga figurat më të njohura të politikës britanike. Ajo shërbeu si deputete e Partisë Konservatore nga viti 1987 deri në vitin 2010 dhe mbajti poste ministrore në qeverinë konservatore. Më vonë iu bashkua Partisë Brexit të Nigel Farage, me të cilën u zgjodh eurodeputete në vitin 2019. Pas largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, ajo u bë zëdhënëse e Reform UK për çështjet e emigracionit.

Pas lajmit për vdekjen e saj, Nigel Farage i bëri homazhe ish-ministres, duke deklaruar se ajo “ia kushtoi jetën shërbimit publik”. Ngushëllime kanë shprehur edhe politikanë të tjerë nga i gjithë spektri politik britanik, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

financimi prej 4 milione eurosh i koncertit te kanye west rrjeti i gazetareve investigative kritiket 6a5347702cf4b
Lajmi i mëparshëm

Financimi prej 4 milionë eurosh i koncertit të Kanye West, rrjeti i gazetarëve investigativë: Kritikët…

dua lipa fton lea ypin ne podcast diskuton per historine dhe situaten aktuale ne shqiperi 6a53489b59391
Lajmi i radhës

Dua Lipa fton Lea Ypin në podcast, diskuton për historinë dhe situatën aktuale në Shqipëri

Të fundit nga

ShkoLartë