dua lipa fton lea ypin ne podcast diskuton per historine dhe situaten aktuale ne shqiperi 6a53489b59391

Dua Lipa fton Lea Ypin në podcast, diskuton për historinë dhe situatën aktuale në Shqipëri

July 12, 2026
1 minut lexim

Dua Lipa i ka kushtuar episodin e muajit korrik të podcastit të saj Service95 Book Club shkrimtares dhe filozofes shqiptare Lea Ypi, profesoreshë e Teorisë Politike në London School of Economics dhe autore e librit të vlerësuar ndërkombëtarisht Free: Coming of Age at the End of History, një rrëfim autobiografik mbi fëmijërinë e saj në Shqipëri gjatë rënies së regjimit komunist.

Gjatë bisedës, dyshja diskutuan kujtimet e Ypit të përshkruara në librin Free, duke reflektuar mbi përvojën e rritjes në një periudhë ndryshimesh të mëdha politike dhe mbi kuptimin e lirisë, mes premtimeve dhe kontradiktave që e shoqërojnë atë.

Dua Lipa theksoi se historia e Shqipërisë nuk mund të trajtohet e ndarë nga zhvillimet e sotme.

Artistja shprehu shqetësimin për ndryshimet ligjore që, sipas saj, mund të lejojnë heqjen e mbrojtjes së zonave të mbrojtura pa zhvilluar konsultime publike, duke nënvizuar se është e rëndësishme të flitet edhe për realitetin aktual të vendit.

Në podcast u diskutua gjithashtu për protestat politike që po zhvillohen në Shqipëri, me Dua Lipën dhe Lea Ypin që ndanë mendimet e tyre mbi sfidat e ndryshimeve politike dhe frymëzimin që, sipas tyre, vjen nga angazhimi qytetar për çështje me interes publik. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vrasja e ish deputetes britanike anne windecombe arrestohet nje 28 vjecar ne south yorkshire 6a5347d0341df
Lajmi i mëparshëm

Vrasja e ish-deputetes britanike Anne Windecombe, arrestohet një 28-vjeçar në South Yorkshire

bdi pas protestes ne tetove shqiptaret e kane refuzuar prej kohesh josip broz titon historia nuk kthehet prapa 6a534c8edd98e
Lajmi i radhës

BDI pas protestës në Tetovë: Shqiptarët e kanë refuzuar prej kohësh Josip Broz Titon, historia nuk kthehet prapa

Të fundit nga

ShkoLartë