vrasja e 57 vjecarit lihen ne burg tre te arrestuarit 697379945b566

Vrasja e 57-vjeçarit, lihen në burg tre të arrestuarit

January 23, 2026
1 minut lexim

Tre të akuzuarit për vrasjen e 57 vjeçarit P.N, do të hetohen nën masën e “arrestit në burg”. Para gjykatës, i dyshuari kryesor deklaroi se ishte në gjendje të dehur.

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masat e sigurimit “arrestit në burg” për tre të dyshuarit për vrasjen e Petrit Ndout. Në qeli janë lënë: A.V, F.K, L.S.

Gjatë seancës, ata mohuan që të jenë të përfshirë në ngjarje. Dyshimet kryesore të Prokurorisë janë mbi 27-vjeçarin Vokrri.

Ai pretendon se ka pasur një konflikt fizik, por nuk kujton ta ketë goditur me çekiç pasi ka qenë në gjendje të dehur. Dy të akuzuarit e tjerë, F.K dhe L.s, akuzohen për moskallëzim krimi. Ata pretenduan se u larguan nga vendi i ngjarjes nga frika dhe ndaj nuk e njoftuan policinë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës një të mëngjesit të së martës në fshatin Bushshnesh, pranë segmentit rrugor Fushë-Krujë–Mamurras.

Petrit Ndou, bashkë me gruan, po ktheheshin në banesën e tyre në Kamëz pas një vizite tek të afërm në zonën e Fushë-Krujës, kur u përballën me tre të rinjtë, të cilët ishin në gjendje të dehur. Konflikti mes tyre filloi për shkak të gërvishtjes së mjeteve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

demi moore shkelqen ne fustan mini argjendi nderohet me cmimin fashion icon nga wwd 697366f131c60
Lajmi i mëparshëm

Demi Moore shkëlqen në fustan mini argjendi, nderohet me çmimin “Fashion Icon” nga WWD

barcelona blindon talentin ebrima tunkara me kontrate te re 697379f34be20
Lajmi i radhës

Barcelona blindon talentin Ebrima Tunkara me kontratë të re

Të fundit nga

ShkoLartë