Vora ka fituar përballë Bylisit në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Superiores. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi me shifrat 4:1.
Pas këtij dueli ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, Jurgen Vrapi.
“Është e vërtetë që më mungon goli.
Por duke qenë se jemi ekip që luajmë në sulm, bëj më të mirën si më mbrojtje dhe sulm.
Shpresoj që edhe goli do të vijë shumë shpejt. Bardhi është një lojtar shumë i shpejtë dhe topat pas shpine mendoi se do t’i shfrytëzojë më mirë se asnjë.
Unë jam një lojtar që e përdor më mirë topin. Marr pjesë në ndërtimin e aksioneve ose inkursionet kur sulmuesi bën sprintin drejt portës”, tha Vrapi.
Burimi: botasot.info


