Ditën e martë, vendi ynë parashikohet të ketë mot relativisht të paqëndrueshëm, me alternime vranësirash dhe kthjellime të herëpashershme, kryesisht pas orëve të mesditës.
Reshjet priten me intensitet të ulët në orët e mëngjesit në juglindje, ndërsa gjatë ditës, në veri e lindje, priten reshje lokale shiu dhe shtrëngata të izoluara në male.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 9 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në zonat luginore dhe malore, era do të fitojë shpejtësi deri në 16-18 m/s.
Valëzim në det i forcës 3-4 ballë.
Burimi: botasot.info


