voziten pa patente dhe ne gjendje te dehur arrestohen nente shofere 6ade2916b13c4

Vozitën pa patentë dhe në gjendje të dehur, arrestohen nëntë shoferë

October 25, 2026
1 minut lexim

Nëntë shoferë janë privuar nga liria gjatë 24 orëve të fundit në lokacione të ndryshme në vend, për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas policisë, tre prej tyre kanë drejtuar automjete pa e dhënë provimin e vozitjes, ndërsa gjashtë të tjerë kanë qenë nën ndikimin e alkoolit.

MPB-ja bën të ditur se shoferët e dehur kanë shkaktuar edhe aksidente rrugore, ndërsa njëri prej tyre ka drejtuar automjetin edhe pa patentë shoferi.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të dyshuarve do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse.

Policia apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të mos drejtojnë automjete pa patentë shoferi ose nën ndikimin e alkoolit.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zadie smith ne bisede me dua lipen pabarazia po i kthen dallimet kulturore ne kercenim ekzistencial 6ade0e70aa069
Lajmi i mëparshëm

​Zadie Smith në bisedë me Dua Lipën: Pabarazia po i kthen dallimet kulturore në kërcënim ekzistencial

kurti takohet me spajiqin ne fokus bashkepunimi kosove mal i zi dhe rruga drejt be se 6ade29a0d020c
Lajmi i radhës

Kurti takohet me Spajiqin, në fokus bashkëpunimi Kosovë–Mal i Zi dhe rruga drejt BE-së

Të fundit nga

ShkoLartë