von der leyen mali i zi eshte afer anetaresimit ne be 68ee377359721

Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në BE

October 14, 2025
min lexim

“Synimi që Mali i Zi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian është me të vërtetë pranë arritjes”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, teksa hapi konferencën e parë për investime Mali i Zi-BE në vendpushimin turistik Lushtica, pranë Tivatit.

Von der Leyen tha se janë bërë hapa pozitivë dhe se ka ardhur koha të investohet në Mal të Zi.

“Ju jeni shumë ambiciozë dhe kjo na pëlqen”, tha shefja e Komisionit Evropian.

Siç theksoi zyrtarja evropiane, duhet të përshpejtohen reformat në fushën e sundimit të ligjit, të ketë transparencë në prokurimet publike dhe në këtë mënyrë të dërgohet një sinjal se Mali i Zi është një vend i besueshëm për zhvillimin e biznesit.

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, vlerësoi se BE-ja është partnerja më e rëndësishme strategjike dhe investuesja më e madhe në Mal të Zi.

Ai njoftoi për një cikël investimesh që e pret Malin e Zi në vitet e ardhshme.

“Një cikël që do të tërheqë mbi 3 miliardë euro. Ky është mesazhi kryesor që nga sot: se Mali i Zi është i hapur për biznes dhe se tani është koha për të investuar”.

Spajiq përsëriti qëndrimin se Mali i Zi është në prag të anëtarësimit në BE.

“Deri në fund të vitit 2026 do t’i mbyllim të gjitha kapitujt e negociatave, në mënyrë që të bëhemi anëtar i bllokut deri në fund të vitit 2028”, tha Spajiq.

Ai theksoi gjithashtu se kjo është një mundësi për BE-në që të tregojë se politika e zgjerimit “është gjallë”.

Në konferencë, e cila iu kushtua zhvillimit të qëndrueshëm do të prezantohen katër projekte të investimeve evropiane në ekonominë e Malit të Zi dhe do të nënshkruhen dhjetë memorandume mirëkuptimi në fusha të ndryshme.

Brukseli vlerëson politikën e jashtme të Podgoricës

Në konferencën për media pas hapjes së konferencës, Von der Leyen theksoi se Bashkimi Evropian e vlerëson shumë përafrimin e Malit të Zi me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Brukselit, veçanërisht sa i përket raporteve me Rusinë.

“Agresioni rus kundër Ukrainës e ka riformësuar kontinentin tonë. Çdo komb evropian duhet të zgjedhë vendin dhe anën e tij, dhe Mali i Zi e ka bërë tashmë këtë zgjedhje shumë qartë. Ju jeni plotësisht të harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së. E vlerësojmë thellësisht vendimin për të dërguar ushtarë malazezë për të mbështetur misionin tonë të trajnimit për Ukrainën”, tha von der Leyen.

Ajo e inkurajoi Malin e Zi që të shfrytëzojë 380 milionë eurot nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe po ashtu njoftoi se vitin e ardhshëm do të hiqet roaming-u mes Malit të Zi dhe BE-së.

“Mali i Zi tani do të marrë 8 milionë euro pasi i ka përmbushur kushtet, por duhet të vazhdojë me reformat për të arritur kushtet për shfrytëzimin e të gjithë fondit prej 380 milionësh që është paraparë për Malin e Zi”, tha zyrtarja e lartë evropiane.

Raport i ri i Progresit i BE-së, më 4 nëntor

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, tha se raporti i Komisionit Evropian për progresin e Malit të Zi pritet të publikohet më 4 nëntor.

“Është një pasqyrë reale e gjendjes, do të reflektojë rezultatet e mëdha që janë arritur në periudhën e kaluar, por do të tregojë edhe sfidat dhe detyrat që duhet të përmbushim në periudhën e ardhshme”.

Në atë raport do të vlerësohet përmbushja e kritereve për anëtarësim, me fokus në fushën e sundimit të ligjit dhe në luftën kundër korrupsionit, në fushën e demokracisë dhe përafrimit me ligjet e BE-së.

Që nga raporti i vitit të kaluar, Mali i Zi ka mbyllur katër kapituj negociues, i fundit në qershor, që ka të bëjë me prokurimin publik.

Më herët, në dhjetor 2024, mbylli tre – kapitullin 7 (E drejta dhe pronësia intelektuale), 10 (Shoqëria informatike dhe mediat) dhe 20 (Ndërmarrësia dhe politika industriale).

Mali i Zi ka nisur negociatat e anëtarësimit me BE-në para 13 vjetësh dhe deri në tani ka mbyllur shtatë kapituj negociues nga gjithsej 33. / REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

avdylaj flinte me pistolete nen koke dalin pamjet kur renea zbarkon ne apartamentin ku fshihej i shumekerkuari e shtrijne ne toke dhe e prangosin 68ee37064e95f
Lajmi i mëparshëm

Avdylaj flinte me pistoletë ‘nën kokë’, dalin pamjet kur RENEA ‘zbarkon’ në apartamentin ku fshihej i shumëkërkuari, e shtrijnë në tokë dhe e prangosin

rusia e putinit rob i se kaluares forged by war nga historiani anglez pozicioni i moskes eshte tragjedia e saj perdorimi i shtremberuar i historise 68ee39338ccbe
Lajmi i radhës

“Rusia e Putinit, rob i së kaluarës”/ “Forged by War” nga historiani anglez: Pozicioni i Moskës është tragjedia e saj. Përdorimi i shtrembëruar i historisë…

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë