volkswagen ul prodhimin e id 4 ne shba pasi shitjet nuk kane arritur pritshmerite e kompanise 68b926cf5a4a1

Volkswagen ul prodhimin e ID.4 në SHBA pasi shitjet nuk kanë arritur pritshmëritë e kompanisë

September 4, 2025
1 minut lexim

Volkswagen ka njoftuar se do të ulë prodhimin e SUV-it elektrik ID.4 në fabrikën e saj në Chattanooga, pasi shitjet nuk kanë arritur pritshmëritë e kompanisë.

Si pasojë, 160 punonjës do të dërgohen në pushim të përkohshëm nga puna, duke filluar nga fundi i tetorit.

Kompania do të mbulojë 80% të pagës bazë të tyre dhe do t’u sigurojë përfitime të plota gjatë këtij periudhe.

Prodhimi i modeleve Atlas dhe Atlas Cross Sport do të vazhdojë normalisht.

Shitjet e ID.4 në SHBA kanë rënë 65% gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, ndërsa viti 2024 shënoi vetëm 17,000 njësi të shitura.

Volkswagen thotë se vendimi është i bazuar në tregun dhe kërkesën aktuale, duke mos ndryshuar angazhimin për portofolin e saj elektrik.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sulmi i dhunshem ndaj dy te miturve ne tetove shteti po hesht reagon aleanca per shqiptaret akt barbar me sfond etnik 68b926a349068
Lajmi i mëparshëm

Sulmi i dhunshëm ndaj dy të miturve në Tetovë/ “Shteti po hesht”, reagon Aleanca për Shqiptarët: Akt barbar me sfond etnik

presidenti polak nawrocki u nderua me nje fluturim simbolik mbi shtepine e bardhe 68b92716906dd
Lajmi i radhës

Presidenti polak, Nawrocki u nderua me një fluturim simbolik mbi Shtëpinë e Bardhë

Të fundit nga

ShkoLartë