volkswagen po e ndryshon emrin e suv it elektrik id 4 6974b032acad9

Volkswagen po e ndryshon emrin e SUV‑it elektrik ID.4

January 24, 2026
1 minut lexim

Në Volkswagen thonë se përdorimi i emrave të njohur të modeleve me prefiksin ID. synon të forcojë lidhjen emocionale me modelet elektrike.

VW ID.4 nga ridizajnimi do të quhet ID. Tiguan. Thashethemet kanë qarkulluar tashmë prej kohësh, dhe tani sindikata punëtorëve IG Metall Emden e ka konfirmuar publikisht ndërrimin e emrit.

Ridizajnimi i ID.4, pra ID. Tiguan, do të prezantohet më vonë këtë vit. Sipas sindikatës IG Metall, prodhimi i ID. Tiguan në fabrikën e Emdenit do të vazhdojë deri në fund të vitit 2031.

Fillimisht, ID.4 prodhohej vetëm në fabrikën e Volkswagen Group në Zwickau, e cila u përshtat krejtësisht për prodhimin e veturave elektrike mbi platformën MEB. Më vonë u hap një linjë prodhimi shtesë për ID.4 në Emden, ku fillimisht punonte bashkë me modelet me motor me djegie të brendshme si Passat dhe Arteon. Arteon është ndërkohë ndalur, ndërsa Passat është zhvendosur në Bratislavë.

Kjo krijoi hapësirë për prodhimin e ID.7 elektrik në Emden. Ekzistojnë edhe zëra për ndryshimin e emrit të këtij modeli në ID. Passat – por as VW dhe as IG Metall nuk e kanë konfirmuar këtë.

Në të ardhmen, ID. Tiguan do të prodhohet vetëm në Emden. Prodhimi i ID.4 në Zwickau po ndalet gradualisht, dhe ajo fabrikë do të mbajë prodhimin e Audi Q4 e‑tron, Cupra Born dhe VW ID.3.

Volkswagen thotë se përdorimi i emrave të njohur me prefiksin ID. ka për qëllim ta rrisë apelin emocional të modeleve elektrike dhe ta afrojë më tepër me linjën tradicionale të marka – diçka që modelet e deritanishme ID.3 dhe ID.4 nuk e kishin arritur plotësisht. Ideja e parë me këtë koncept ishte ID. Polo.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trafikuan 2 4 ton marijuane e kokaine gjykata e apelit le ne burg 8 anetaret e grupit rraja mes tyre dhe djali i ish deputetit te ps 6974b003705b1
Lajmi i mëparshëm

Trafikuan 2.4 ton marijuanë e kokainë/ Gjykata e Apelit lë në burg 8 anëtarët e grupit Rraja, mes tyre dhe djali i ish-deputetit të PS

marreveshje politike per postin e presidentit es ciles parti do tia kerkoje votat vetevendosja 6974b05e32345
Lajmi i radhës

Marrëveshje politike për postin e Presidentit/es: Cilës parti do t’ia kërkojë votat Vetëvendosja?

Të fundit nga

ShkoLartë