volkswagen garanton golf gti do te qendroje ne treg edhe ne epoken elektrike 688cc462e608b

Volkswagen garanton: Golf GTI do të qëndrojë në treg edhe në epokën elektrike

August 1, 2025
1 minut lexim

Volkswagen premton se Golf GTI do të mbetet në treg, pavarësisht modeleve të reja elektrike.

Duke folur në Nürburgring me entuziasistin e Volkswagenit, Jamie Orr, drejtori ekzekutiv i VW-së, Thomas Schafer, njoftoi se Golf GTI do të mbijetojë edhe për një kohë “me siguri do të mbetet në prodhim në dekadën e ardhshme. Ka shumë gjasa që GTI të jetë pak i elektrifikuar”.

Në veçanti, ka shumë mundësi të ketë një konfigurim të butë hibrid.

Çdo gjë tjetër, hibrid i plotë apo plug-in hibrid (tani shitet si GTE), do të ndikonte në dinamikën e vozitjes për shkak të peshës së shtuar.

Volkswagen ka konfirmuar se gjenerata e nëntë e Golfit do të jetë elektrike, por pritet që gjenerata e tetë të mbetet në prodhim deri në vitin 2035, kur BE-ja planifikon të ndalojë shitjen e makinave të reja me motorë me djegie të brendshme. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

specialja i pranoi si prova materialet nga serbia delegacioni i veteraneve ne ambasden gjermane 688cc3b0ea44b
Lajmi i mëparshëm

Specialja i pranoi si prova materialet nga Serbia, delegacioni i veteranëve në ambasdën gjermane

dodik nuk e pranon aktgjykimin me te cilin u denua me burgim dhe ndalim te veprimtarise politike 688cc49e67ed9
Lajmi i radhës

Dodik nuk e pranon aktgjykimin me të cilin u dënua me burgim dhe ndalim të veprimtarisë politike

Të fundit nga

​Kriza në Tottenham dhe lufta për mbijetesë

Situata te Tottenhami është kthyer në një enigmë të vërtetë futbollistik, ku skuadra po përjeton një krizë të papritur në Premier League, ndërkohë që ende garon në majat e Evropës. Igor Tudor
ShkoLartë