volejbollistja shqiptare lidere e sherbimeve ne sllovaki 6994bd8392f24

Volejbollistja shqiptare, lidere e shërbimeve në Sllovaki

February 17, 2026
1 minut lexim

Volejbollistja shqiptare Erjona Jonuzi vazhdon që të shkëlqejë në Kampionatin e Sllovakisë në sezonin 2025/26.

Në elitën e volejbollit në Sllovaki, Jonuzi pas zhvillimit të xhiros së 18-të kampionatit, është në vendin e parë në renditjen e volejbollistëve për numrin e shërbimeve (as) të realizuara.

Volejbollistja tetovare ka realizuar 27 goditje “AS” në përgjithësi, që e vendos atë në kreun e statistikave individuale në këtë kategori.

Me një përformancë të lartë në lojë, Erjona Jonuzit ka qenë kyçe për Klubin e Volejbollit “Nove Mesto nad Váhom” në këtë sezon, ku ka treguar një vazhdimësi të lartë  të realizimit të shërbimit, duke dhënë kontribut të rëndësishme në rezultatet pozitive për skuadrën e saj.

Me këtë ritëm, ajo vazhdon të jetë një nga figurat më të dalluara në kampionatin elitar të Sllovakisë dhe një volejbolliste me ndikim të dukshëm në konkurrencë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sherri qe tronditi mardi gras arrestohet aktori i famshem 6994b6f89a81f
Lajmi i mëparshëm

Sherri që tronditi Mardi Gras, arrestohet aktori i famshëm

izraeli arreston imamin e xhamise al aksa ne jerusalem 6994be4da8431
Lajmi i radhës

Izraeli arreston imamin e xhamisë Al-Aksa në Jerusalem

Të fundit nga

Moti për nesër në Maqedoni

Moti për nesër do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina do të ketë dendësi të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
ShkoLartë